Aksidenti i rëndë në Radhimë/ 35-vjeçari u dogj brenda makinës pas përplasjes me furgonin me egjiptianë

Sot rreth orës 07.00 në aksin rru­gor Vlorë- Orikum , në Rad­himë fshat ka ndod­hur një aksi­dent rru­gor me paso­jë:

Mjeti i markës Benz me targë AB84EB ‚me drejtues shte­tasin V.R i cili qarkul­lonte në drej­tim Vlorë- Orikum, pasag­jerët me shte­tasi Egjip­tiane Ibrahim Fawzy , Hany Ahmed , Abdo Sabah, Muhamed Musa, Ahmed Saeed kanë mar­rë dëm­time të lehta dhe janë trans­portu­ar për ndih­më mjekë­sore në Spi­tal, është përf­shirë në aksi­dent me mjetin BMW me targë AB291FE , me drejtues shte­tasin F. K i cili qarkul­lonte me drej­tim Orikum- Vlorë ‚dhe si paso­jë ka hum­bur jetën , si rrjed­hë e godit­jes në aksi­dent është përf­shirë dhe mjeti i markës Seat me tar­ga AB679NY ‚me drejtues A.M,i cili nuk ka prob­leme.

Pak min­u­ta pas aksi­den­tit mjetet janë përf­shirë nga flakët.


Nga këqyr­ja dhe veprimet e para het­i­more dyshohet se shkak i kësaj ngjar­je të rëndë të jetë ” Pozi­cionim i gabuar në kar­rex­hatë” i mjetit Benz me targë AB248EB me drejtues V.R, dhe ” Shpe­jtësia” .


Shër­bimet ndod­hen në vend­ng­jar­je për zbard­hjen e plotë të dinamikës së ngjar­jes.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading