Izraeli bombardon Libanin, tetë persona humbin jetën pas sulmeve ajrore në Tyre: Aty po vepron Hezbollahu

Të pak­tën tetë per­sona janë vrarë si paso­jë e një sul­mi ajror izraelit në një zonë të ban­uar në qytetin jugor të Liban­it, Tyre.

Sipas rapor­timeve për “Al Jazeera Ara­bic”, sul­mi ka ndod­hur men­jëherë pasi ush­tria izraelite lëshoi urdhra evakui­mi për qytetin dhe zonat për­reth.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se ekipet e mbro­jt­jes civile janë angazhuar në evakuimin e banorëve, përf­shirë të moshuar, ndër­sa shumë qyte­tarë janë larguar me nxitim nga zonat e rrezikuara.

Urdhri i evakuim­it përf­sh­inte edhe një lag­je të ban­uar nga komu­niteti i krishterë, e cila më parë nuk ishte përf­shirë në par­ala­jmërimet e ushtrisë izraelite.

Nga ana e saj, ush­tria izraelite ka deklaru­ar se në atë zonë po oper­o­jnë luftë­tarë të Hezbol­lahut, duke jus­ti­fikuar veprimet ushtarake.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading