Zvërneci “ndez” edhe Amerikën/ Senatori amerikan: Shqiptarët kundër resortit, i përgjigjet Balla.…

Një reag­im i sen­a­torit amerikan Bernie Sanders për prote­s­tat kundër pro­jek­tit tur­is­tik të lid­hur me dhën­drin e Don­ald Trump, ka nxi­tur një përgjig­je të drejt­për­drejtë nga sekre­tari i Përgjithshëm i Par­tisë Social­iste, Taulant Bal­la.

Sanders deklaroi se mbi 100 mijë shqip­tarë kanë dalë në rrugë kundër resor­tit të plan­i­fikuar nga Jared Kush­n­er dhe part­nerët e tij, duke e cilë­suar rastin si një shem­bull të “oli­gark­isë glob­ale”.

Pas kësaj deklarate, Bal­la reagoi me një letër pub­like, ku kundër­sh­toi shifrat e për­men­dura nga sen­a­tori amerikan. Sipas tij, në protestën e fun­dit morën pjesë rreth 2 mijë per­sona dhe jo 100 mijë, ndër­sa shtoi se pro­jek­ti në fjalë ndod­het ende në fazën e pro­jek­tim­it dhe nuk është mirat­u­ar.

Në reag­imin e tij, Bal­la thek­soi se pro­jek­ti parashiko­het të zhvil­lo­het në tokë pri­vate dhe e cilë­soi atë si një mundësi të rëndë­sishme për zhvil­lim­in e tur­izmit dhe ekonomisë shqiptare.Ai i kërkoi gjithash­tu Sanders të mos e për­dorë Shqipërinë si pjesë të debat­eve poli­tike të brend­shme në Shtetet e Bashkuara, duke nën­vizuar mar­rëd­hëni­et strategjike mes dy vendeve dhe duke e ftu­ar sen­a­torin të viz­ito­jë Shqipërinë.

Debati vjen në një moment kur pro­jek­ti i propozuar në Zvërnec vijon të shkak­to­jë disku­time të for­ta poli­tike dhe pub­like, ndër­sa prote­s­tat kundër tij kanë tërhe­qur vëmend­je edhe jashtë ven­dit.

Mesazhi i plotë i Bal­lës:

I dashur Sen­a­tor Sanders,Çdo ditë vërej se sa shumë për­plasen palët në poli­tikën amerikane, ash­tu siç ndodh edhe këtu në Europë dhe në Shqipëri. Në fund të fun­dit, duket sikur kudo poli­ti­ka ngjan me një “shtëpi letrash”.

Sig­ur­isht që ju keni të drejtën të shprehni mendime për çësht­je që lid­hen me vende të tjera, por duke qenë se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë aleate në NATO dhe gëzo­jnë një part­ner­itet strategjik të veçan­të men­doj se do të ishte e udhës që fil­lim­isht të ver­i­fiko­heshin fak­tet reale.

Së pari, në protestën e djeshme morën pjesë rreth 2 mijë per­sona, jo 100 mijë siç është pre­tend­uar. Kjo shifër është rreth 50 herë më e vogël. Gjithash­tu, pati një përf­shir­je të kon­siderueshme të fushatave të dez­in­formim­it, përf­shirë ele­men­të të lid­hur me intere­sa ira­ni­ane dhe aktorë të tjerë keq­dashës, si edhe shumë mesazhe me përm­ba­jt­je anti­semite. Në fakt, e gjithë kjo nisi nga një fushatë me tone anti­semite.

Së dyti, sa i për­ket pro­jek­tit në fjalë, bëhet fjalë për një pro­jekt të kon­cep­tu­ar me stan­darde të lar­ta të mbro­jt­jes së natyrës, i cili aktu­al­isht ndod­het ende në fazën e pro­jek­tim­it. Ai parashiko­het të zhvil­lo­het tërë­sisht në tokë pri­vate.

Sen­a­tor, unë jam një social­ist i bindur, ash­tu si edhe ju, por njëko­hë­sisht respek­toj fort rreg­ul­lat e ekonomisë së tregut dhe të kap­i­tal­izmit. Për më tepër, nga sa duket, jeni infor­muar gabim: deri më sot nuk ka asnjë pro­jekt të mirat­u­ar. Sapo pro­jek­ti të bëhet pub­lik dhe të prezan­to­het zyr­tar­isht, do të kem kënaqës­inë t’jua për­c­jell edhe juve.Shqipëria ka nevo­jë për inves­time të tilla.

Ky pro­jekt mund të na ndih­mo­jë ta çojë vendin tonë në një niv­el të ri europi­an dhe glob­al në fushën e tur­izmit. Ne kemi nevo­jë për këtë zhvillim.Tre të pes­tat e shqip­tarëve na kanë besuar votën ne social­istëve shokëve tuaj poli­tikë, për të zhvil­lu­ar fuqishëm vendin tonë dhe për të për­mirë­suar mirëqe­nien e qyte­tarëve tanë.

Pran­daj, ju lutem, mos e për­dorni Shqipërinë si një mjet në debatet e poli­tikës së brend­shme amerikane apo si një mënyrë për të godi­tur kundër­shtarët tuaj poli­tikë në vend. Për shumë prej nesh, sit­u­a­ta aktuale ngjan disi me filmin “Wag the Dog”, të cilin besoj se e keni parë.

Ndërko­hë, ju lutem pra­noni edhe ftesën time për të viz­itu­ar Shqipërinë, vendin tonë të bukur dhe ndosh­ta vendin më pro-amerikan në Europë, pavarë­sisht se kush ndod­het në pushtet në Uash­ing­ton repub­likanët apo demokratët.

Shpre­soj sin­qer­isht që ta pra­noni këtë ftesë, të cilën do t’jua dër­goj edhe zyr­tar­isht.

Gëzuar 250-vje­torin e Pavarë­sisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading