Rama nga Shkodra reagon ndaj protestave: Duhet të jesh pa din, pa fe e pa Atdhe që të na quash tradhtarë

Ndër­sa prote­s­tat kundër qev­erisë vijo­jnë prej nën­të ditësh në Tiranë, me qyte­tarët që kërko­jnë dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit Edi Rama, zhvil­limet kanë tërhe­qur edhe vëmend­jen e medi­ave ndërkom­bëtare.

Agjen­cia Reuters⁠ ka rapor­tu­ar për protestën e sotme, e cila nisi nga sheshi Sheshi Skën­der­bej dhe u drej­tua më pas drejt god­inës së Kryem­i­nistrisë.

Nga Shko­dra, ku zhvil­loi një takim me mbështetës të Par­tia Social­iste e Shqipërisë, Rama iu përgjigj kri­tikave dhe akuzave të protestuesve, duke thek­suar se nuk është patri­o­tizëm të sul­mosh ata që janë zgjed­hur nga shu­mi­ca e qyte­tarëve.

Nuk është aspak patri­otike që të sul­mosh dhe të bësh çmos për të hed­hur baltë ndaj atyre që nuk men­do­jnë si ti, por janë në udhëhe­q­je sepse janë zgjed­hur nga shu­mi­ca.

Paprit­ur morën vesh se pas­ka një plan djal­lë­zor për të shi­tur Shqipërinë.Disa thoshin se do të silleshin palestinezë, të tjerë izraelitë.

I kup­toj ditën e parë apo të dytë, por jo kur vazh­do­jnë të ndjekin beri­hain”, deklaroi Rama.

Kreu i qev­erisë shtoi se for­ca poli­tike që ai për­faqë­son nuk mund të aku­zo­het për trad­hti ndaj intere­sit kom­bë­tar.

“Har­ro­jnë se kanë të bëjnë me një for­cë që askush nuk mund të ngri­het e t’i tre­go­jë gishtin si një for­cë që ka trad­htu­ar interesin kom­bë­tar.

Duhet të jesh i pafy­tyrë, pa din, pa fe e pa Atd­he që të na quash trad­htarë”, u shpreh Rama.

Prote­s­tat në krye­qytet po vijo­jnë mes kërke­save të demon­struesve për largimin e qev­erisë, ndër­sa për­plas­jet poli­tike mes mazho­rancës dhe opoz­itës mbeten të for­ta.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading