Ish-oficeri i Policisë për Ksamilin dorëzohet pas javësh në arrati — akuza për shpërdorim detyre

Ish-ofi­cerI i krimeve me përgjegjësi për zonën bregdetare të Ksamilit është vetë­dorëzuar pranë autoriteteve, pasi kishte qën­dru­ar jashtë kap­jes për disa javë me rad­hë.

Ndaj tij, i iden­ti­fikuar me mbiem­rin Koçi­aj, Prokuro­r­ia e Sarandës ka ngrit­ur akuza për shpër­dorim detyre, në kuadër të një het­i­mi që dyshohet se lid­het me lejimin dhe mbu­lim­in e ndër­timeve pa leje në atë zonë.

Gjyka­ta pritet ta shqyr­to­jë çësht­jen bren­da dy ditëve të ardhshme, duke ven­do­sur masën e sig­urisë ndaj tij.

Ky arres­tim vjen si vazhdim i një opera­cioni që ka prekur gjerë­sisht struk­turën e ish-Drej­torisë së Poli­cisë së Sarandës. Aktu­al­isht, tetë ish-efek­tivë të kësaj drej­to­rie tash­më janë nën het­im për të njëjtën skemë të dyshuar.

Prej tyre, ish-She­fi i Komis­ari­atit dhe një efek­tiv tjetër mba­jnë masë sig­urie “arrest me burg” prej 30 ditësh, me rivlerësim të prit­shëm së shpe­jti, ndër­sa pesë të tjerë janë ven­do­sur në arrest shtëpie.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading