Zhdukja e Eglant Koçit prej 4 qershorit, detaje e fundit nga hetimet, zonat ku policia vijon kërkimet për “Mand Dhelpërn”

Vijo­jnë hetimet inten­sive të Poli­cisë së Tiranës për zbard­hjen e fatit të 34-vjeçar­it Eglant Koçi, i zhdukur që prej datës 4 qer­shor pa lënë asnjë gjur­më.

Sipas gaze­tar­it të vizion Plus, Esi­do Barkaj, het­ue­sit dysho­jnë se pas ngjar­jes mund të fshi­het një vras­je e mund­shme, ndër­sa pista krye­sore lid­het me shokun e tij të ngushtë.

Sipas infor­ma­cion­eve het­i­more, dyshohet se Armand Shakaj, i njo­hur edhe me nofkën “Armand Dhel­pra”, mund të jetë i përf­shirë në zhduk­jen e 34-vjeçar­it.

Poli­cia ka ngrit­ur dyshime mbi të bazuar në pam­je filmike dhe pro­va të mbled­hu­ra nga kam­er­at e sig­urisë, të cilat e tre­go­jnë atë në lëviz­je të dyshim­ta në zonën e Bule­vardit të Ri dhe pranë biz­ne­sit të tij.

Hetimet kanë zbu­lu­ar gjithash­tu se autom­jeti tip “Porsche” në pronësi të Shaka­jt është sekuestru­ar nga poli­cia, ku janë gje­tur njol­la gjaku që po anal­i­zo­hen në lab­o­ra­tor për të për­cak­tu­ar nëse i përkasin të zhduku­rit.

Po ash­tu, në disa pam­je të tjera të sig­urisë dyshohet se Shakaj është fil­muar duke trans­portu­ar qese të zeza, të cilat dyshohet se mund të lid­hen me zhduk­jen e Koçit.Në kuadër të het­imeve është arrestu­ar edhe 25-vjeçari Enea Zyferi, i cili punonte si kamari­er në lokalin e Shaka­jt.

Ai ka dhënë deklarime kon­tradik­tore për­para grupit het­i­mor dhe dyshohet si bashkëpunë­tor në ngjar­je.

Sipas dësh­misë së tij, pronari i kishte kërkuar të fik­te dri­tat e lokalit për shkak të një lëviz­je­je të brend­shme, ndër­sa më pas kam­er­at kanë fik­suar lëviz­je të dyshim­ta.

Burime het­i­more bëjnë me dije se një tjetër pistë lid­het edhe me çësht­je finan­cia­re, konkretisht me dyshime për shu­ma të mëd­ha parash dhe kon­ver­tim të krip­tomoned­have nga ana e vik­timës, çka mund të ketë sjel­lë kon­flikt mes dy per­son­ave.

Poli­cia e Tiranës vijon kërkimet në zonat mal­ore të Dajtit dhe në kufi­jtë me Librazhdin dhe Dibrën, ku dyshohet se mund të jetë fshe­hur trupi i 34-vjeçar­it.

Megjithatë, autoritetet thek­so­jnë se ende nuk ka një kon­fir­mim zyr­tar nëse Eglant Koçi është vrarë apo vijon të rezul­to­jë i zhdukur.Hetimet vijo­jnë, ndër­sa dos­ja mbetet ende e hapur dhe me shumë pista të pakon­fir­muara zyr­tar­isht.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading