Kam frikë nga Landi…”/ Dosjet: Vrasësi i policit uzurpoi me forcë shtëpinë e kushërinjve, e ktheu në bazë kanabisi

Inside Sto­ry ka arrit­ur të ndër­to­jë një his­torik të veprim­tarisë krim­i­nale të vrasësit të Enea Mekol­lit dhe plagos­jes së Edi­son Adrit, dy policëve që ishin përf­shirë në aksion­in për ta arrestu­ar agre­sorin.

Janë 6 pro­ced­ime penale që Braçel­lari ka pasur me drejtës­inë shqiptare nga viti 2011 e deri në vitin 2024, kur është regjistru­ar i fun­dit. Pra, për­para se të ndod­hte fatke­qësia e datës 4 qer­shor 2026. Organet e drejtë­sisë e kishin të njo­hur emrin e tij si një per­son që mer­rej me kul­tivim të lëndëve narkotike, por edhe i dhun­shëm.

Pavarë­sisht dësh­timeve të një­pas­njëshme të for­cave opera­cionale për neu­tral­iz­imin dhe arres­timin e tij, sër­ish Drej­to­ria e Poli­cisë së Korçës, në mënyrë naive, zgjod­hi të vepronte në mënyrë të pavarur, duke kërkuar lavd­inë e drejtuesve ven­dorë, pa kërkuar mbështet­jen e RENEA‑s në terren.“Një poli­ci do ta ketë për vete këtë rezul­tat, sepse nëse do të njofto­jë RENEA‑n, ky suk­ses do t’i atribuo­hej For­cave Spe­ciale RENEA. Ndaj edhe polic­itë lokale i mësho­jnë më shumë fak­tit që t’i real­i­zo­jnë vetë këto lloj opera­cionesh.

Në rastin konkret, unë men­doj se nuk kanë bërë një vlerësim të sak­të të autorit”, u shpreh avokati Gjergj Nikolli.Në rast se ndër­ro­hen drejtue­sit e kupolës së lartë të Poli­cisë së Shtetit, të gjitha struk­tu­rat më poshtë tyre, vartësit e tyre, pat­jetër që shfaqin një zell të shtu­ar duke bërë fusha­ta për të treguar që janë më të zotët, më punë­torët, për t’u mba­j­tur në punë.

Kjo është një sëmund­je e rrezik­shme, një sëmund­je e cila të çon në fak­tin që krim­i­naliteti nuk mund të lufto­het me fusha­ta, por kërkon sta­bilitet në luftën kundër tij”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.Në për­ball­jen e parë me drejtës­inë, në vitin 2011, Violand Braçel­lari u dënua me 5 vite burg për akuzën e “Kul­tivim­it të narkotikëve në bashkëpunim”. Në dos­jen e sig­u­ru­ar nga “Inside Sto­ry”, thuhej se Violand Braçel­lari kul­tivonte kan­abis së bashku me Nex­hip Ibrahim­l­lar­in dhe çiftin Altin dhe Denisa Pashol­lari.

Në vendin e qua­j­tur “Guri i Shpuar”, në pyllin e fshatit Velçan, poli­cia ka asgjë­suar 2.512 rrën­jë. Në fakt, ky vend në pyll ishte vetëm maja e ajs­bergut… Është shkuar në “Sheshin e Bukur”, në pyllin e malit. Aty është evi­den­tu­ar një parcelë toke me gjatësi 180 metra dhe gjerësi 100 metra, e cila ishte e mbjel­lë me 3.960 bimë narkotike.

Në këtë parcelë gjen­deshin edhe dy arka plas­tike, të cilat kishin bimë narkotike në gota plas­tike me 270 rrënjë.Oficerët e Poli­cisë së Korçës, në për­fundim të këqyr­jes, kanë numëru­ar gjith­sej 6.472 bimë narkotike kan­abis sati­va. Poli­cia arrestoi Nex­hip Ibrahim­l­lar­in dhe bashkëshort­ët Pashol­lari, të cilët në deklarimet e tyre imp­likuan edhe Braçel­lar­in, ose Landin, siç nji­hej në zonë, i cili u shpall në kërkim.

Ibrahim­l­lari tre­gon më pas se Braçel­lari ka shkuar në fil­lim të pril­lit 2011 në fshatin Velçan dhe kanë mbushur së bashku rreth 2.000 rrën­jë në vazo plas­tike. Më pas, kur bimët u rritën, së bashku me Landin i morën dhe i mbol­lën në parcelën e gje­tur nga poli­cia. Sipas dësh­misë së tij, më pas nuk janë takuar më.

I pyetur për mar­rëd­hënien e tij me Mekollin, ai ka treguar se e ka shok fëmi­jërie, pavarë­sisht se kishte 10 vite që ishte larguar nga Lozhani. Braçel­lari, së bashku me famil­jen, ishte larguar në moshën 10-vjeçare në kërkim të një jete më të mirë në Vlorë, në vitet 1992–1993. Duhet të kalonin 4 vite që emri i Braçel­lar­it të rik­the­hej sër­ish në vëmend­jen e poli­cisë dhe autoriteteve të drejtë­sisë. Ai është dënuar me 10 vite burgim nga Gjyka­ta e Korçës më 19 dhje­tor 2017 nga gjyq­tarët Marke­lian Kuqo, Gen­ti Dakol­lari dhe Son­jela Voskopi për prod­him dhe shit­je të narkotikëve.

Por, çfarë përm­bante ajo dosje?Më 29 maj 2015, rreth orës 21:00, në vendin e qua­j­tur “Çez­ma e Sen­ishtit”, është mar­rë njof­tim në komis­ari­at se dy autom­jete dyshoheshin se për­dore­shin për trans­port droge. Efek­tivët e poli­cisë kanë shkuar në vend­ng­jar­je dhe kanë kon­stat­u­ar mak­inën e Hax­hi Gosen­it, ndër­sa pas 15 min­u­tash është afru­ar edhe një Mer­cedes-Benz me tar­ga AA 217 ED, që drej­to­hej nga shte­tasi Fest Suli.

Pasag­jerë ishin shte­t­a­sit Ylli Musaku dhe Violand Braçel­lari. Në kon­trol­lin e autom­jetit janë gje­tur 3 qese plas­tike të zeza për mbe­tu­ri­na dhe një pako me doreza kirurgjikale të bard­ha.

Shte­t­a­sit u shoqëru­an në Komis­ari­atin e Poli­cisë së Korçës dhe Braçel­lar­it iu sekuestrua tele­foni Black­Ber­ry. Në brendësi të tij u gjetën foto dhe video me lëndë të dyshuara narkotike, të mbjel­la, në trans­port dhe në pro­ces thar­je­je. Poli­cia bëri men­jëherë kon­troll në banesën e shte­t­a­sit She­fqet Braçel­lari në Lozhan, ku stre­ho­hej Violan­di, kushëri me të. Në banesën në fjalë u gjetën mbet­je bimësh narkotike të tha­ta.

“Nga peshi­mi i sasisë së bimës së gje­tur në vendin e mësipërm ka rezul­tu­ar se ajo peshonte 10.8 gram.”

Një detaj tjetër intere­sant ishte kaloriferi i gje­tur në dhomën ku ndod­heshin mbet­jet e bimëve narkotike. Nga këqyr­ja e fat­u­rave të energjisë shi­hej se gjatë mua­jve qer­shor, kor­rik dhe shta­tor kishte pasur tre­fishim të kon­sum­it kra­ha­suar me janarin, shkurtin, marsin, prillin dhe majin e vitit 2015. Një lëviz­je e tillë u arsyet­ua me për­dorim­in e energjisë elek­trike për thar­jen e bimës.

Nëna e Braçel­lar­it i arsyetoi fat­u­rat e paza­kon­ta të energjisë për peri­ud­hën e verës me fak­tin se Luani, bashkëshorti i saj, ishte mërz­i­tur dhe kishte shkuar herë pas here të flinte në shtëpinë e kushërir­it të tij, She­fqetit.

Në videot e gje­tu­ra në celu­lar­in e Violand Braçel­lar­it shfaqeshin kaf­shë ngarkese që trans­portonin bimë narkotike. Në dësh­minë e Fane­ta Braçel­lar­it zbu­lo­het se bane­sa e tyre ishte uzur­puar me for­cë nga kushërin­jtë. Kjo zbu­lon prir­jen krim­i­nale të Violan­dit plot një dekadë më herët.

“Violan­di është kushëriri i bur­rit. Kemi jet­u­ar deri në vitin 2003 në Lozhan. E kemi shtëpinë atje, të paban­uar.

Nuk ia kemi lënë kujt për ta rua­j­tur. Në vitin 2015 më kanë thënë se vinte Luani, i ati i Violan­dit, dhe mbante bagëtitë. Bëra ankesë me shkrim, duhet të ishte thirrur ai. Unë kam frikë të shkoj prej tyre. Shko­va njëherë dhe kishte lid­hur qen­të.

E kam pre­rë energjinë elek­trike që prej vitit 2010, por ata ishin lid­hur në rrjet. Përveç Luanit, babait të Violan­dit, nuk ka jet­u­ar njeri”, u shpreh kushëri­ra e Violan­dit, Fane­ta Braçel­lari

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading