Tabaku për Ligjin e Investimeve Strategjike: Duhej të ishte shfuqizuar prej vitesh, nuk solli asnjë zhvillim ekonomik

Një ditë pasi kryem­i­nistri Edi Rama njoftoi tërhe­q­jen nga Ligji për Inves­timet Strategjike, deputet­ja e Par­tisë Demokratike, Jori­da Tabaku, e cilë­soi atë si “ligjin më kor­rup­tiv që Par­la­men­ti i Shqipërisë ka mirat­u­ar në 10 vitet e fun­dit”, duke argu­men­tu­ar se opozi­ta e ka kundër­sh­tu­ar që në momentin e parë të mira­tim­it të tij dhe se koha u dha të drejtë

Në reag­imin e saj, Tabaku kuj­ton se ligji u paraqit fil­lim­isht si një nis­më e përkohshme, por sipas saj ai u kthye në një instru­ment që cenoi të drejtën e pronës dhe kri­joi prob­leme të shum­ta gjatë zba­tim­it.

“Bete­ja për Ligjin e Inves­timeve Strategjike nuk është diç­ka e re. Sot po shohim paso­jat e ligjit më kor­rup­tiv që Par­la­men­ti i Shqipërisë ka mirat­u­ar në 10 vitet e fun­dit.

Që në momentin e parë kur ky ligj u propozua si një ligj i përkohshëm, ne dorëzuam amen­da­mente për çësht­jen e pronës, duke gjykuar se ligji ishte antikushtetues dhe cenonte të drejtën pri­vate të pronës. Koha na dha të drejtë”, shpre­het Tabaku.

Deputet­ja demokrate thotë se përveç akuzave për mungesë trans­parence dhe favoriz­im, ligji ka prod­huar edhe kon­flik­te sociale për shkak të çësht­jeve që lid­hen me pronës­inë.

Ajo nën­vi­zon se Par­tia Demokratike ka kërkuar vazhdimisht pezul­lim­in ose shfuqiz­imin e tij sa herë që mazho­ran­ca ka ven­do­sur t’i zgjasë afatin.

“Sot, Ligji i Inves­timeve Strategjike, përveç aspek­tit kor­rup­tiv dhe abuziv, përveç ndar­jes së favoreve pa garë, kri­jon kon­flik­te sociale edhe për çësht­jen e pronës. Në 10 vitet e shkuara ky ligj është shtyrë disa herë dhe në secilin rast kemi kërkuar pezul­lim­in e tij. Edhe në vitin 2025, kur u shty për herë të fun­dit, ne kërkuam shfuqiz­imin e tij”, deklaron ajo.

Tabaku vë në dyshim edhe rezul­tatet që ka prod­huar ligji në raport me inves­timet e hua­ja, duke argu­men­tu­ar se ai nuk ka përm­bushur objek­tivin për të cilin u mirat­ua. Sipas saj, shu­mi­ca e vendimeve të mar­ra nën këtë sta­tus kanë për­fun­d­uar te pro­jek­tet tur­is­tike, duke sjel­lë për­plas­je me pronarët dhe debate pub­like.

“Në fund të ditës, ky ligj nuk ka sjel­lë abso­lutisht asnjë zhvil­lim ekonomik dhe nuk ka tërhe­qur inves­time të hua­ja.

Ligji ka për­fun­d­uar duke dhënë leje për resorte tur­is­tike në jug të ven­dit, duke kri­juar kon­flik­te me pronarët e ligjshëm e legjitimë.

Është një ligj që ka favorizuar pakicën dhe sot është kthy­er edhe në një nga arsyet e protestës së mijëra qyte­tarëve”, shpre­het deputet­ja.

Reag­i­mi i Tabakut vjen pasi kryem­i­nistri Edi Rama deklaroi të martën se qev­e­ria nuk do ta zgjasë më Ligjin për Inves­timet Strategjike, një nis­më e kri­tikuar në mënyrë të përsërit­ur nga Bashki­mi Europi­an dhe që së fund­mi është vënë në qendër të debatit pub­lik pas kundër­sh­timeve për pro­jek­tin tur­is­tik në Zvërnec.

Gjatë një kon­fer­ence me gaze­tarë të medi­ave europi­ane, Rama tha se Shqipëria nuk ka më nevo­jë për një ligj të tillë, pasi sipas tij investi­torët e mëd­henj tash­më po vijnë në vend pa pasur nevo­jë për lehtësitë që ofronte ky mekanizëm.

“Tash­më nuk na duhet më një ligj për inves­time strategjike sepse kap­i­tali po hyn dhe investue­sit e mëd­henj po vijnë.

Po puno­jmë me Bashkimin Europi­an për një ligj të ri për inves­timet”, deklaroi kryem­i­nistri.

Megjithatë, Rama mbro­jti efek­tet që sipas tij ka pasur ky ligj gjatë viteve të fun­dit, duke argu­men­tu­ar se ai ka ndih­muar në real­iz­imin e inves­timeve që përndryshe nuk do të kishin ard­hur në Shqipëri.

Ligji për Inves­timet Strategjike u mirat­ua në vitin 2015 me një afat fillestar trevjeçar dhe kishte si qël­lim nxit­jen e inves­timeve në sek­torë pri­or­i­tarë si tur­iz­mi, energjia, trans­porti, bujqësia dhe zonat teknologjike.

Afati i tij është shtyrë disa herë ndër vite dhe aktu­al­isht parashiko­het të qën­dro­jë në fuqi deri në fund të vitit 2026.

Komi­sioni Europi­an ka shpre­hur vazhdimisht shqetësime për këtë ligj në raportet e pro­gre­sit për Shqipërinë, duke kërkuar rishikimin e tij në kuadër të pro­ce­sit të inte­grim­it europi­an.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading