Fletë-arresti për Artur Shehun dhe prona në Zvërnec, Rama: Toka nuk është e askujt, atë investim Vlora e do

“Këto nuk kanë lid­hje me njëra-tjetrën. Toka nuk është më e asku­jt, përveç atyre që e kanë blerë. Hetimet për per­sona që janë shitës të tokës janë hetimet që vazh­do­jnë dhe SPAK bën rrugën e vet. Sot që flasim, prona është e pronarëve që e kanë blerë nga këta shitës. Ajo pronë është jashtë çdo inves­tigi­mi.

Kjo është një gjë shumë e mirë dhe një lajm shumë i mirë për ata që pre­tendo­jnë se prona është e tyre.

Ata do ta provo­jnë në gjykatë nëse toka është e tyre dhe lekët do t’i mar­rin ata, jo ai që ka bërë shitjen.Në pikë­pam­jen ligjore, inves­ti­mi nuk rrezikon asgjë.

Në pikë­pam­jen se si investi­torët mund të ndi­hen nga një qas­je mosmikëpritëse se si mund të pritet inves­ti­mi, edhe pse është një qas­je në bule­vardin e Tiranës, jo në sheshin e Fla­mu­rit, sepse Vlo­ra e do këtë inves­tim, kjo është një çësht­je e investi­torëve.

Është një çmen­duri që Shqipëria të refu­zo­jë një inves­tim 4 mil­iardë, duke qenë një vend që ka më pak se 27 mil­iardë ekono­mi të vetën.

Por shu­mi­ca e shqip­tarëve e do këtë investim.Unë nuk jam autoriteti përkatës, por nuk ka asnjë shans në Shqipëri që të bëhen transak­sione bler­je-shit­jesh pa cer­ti­fika­ta.

Sepse nuk besoj se ka kaq shumë budal­lenj sa të japin para pa pasur cer­ti­fika­ta, pa i bërë ska­n­imin nga ana e noterëve dhe avokatëve.

Ne jemi në një pro­ces dhe nuk ka një leje ndër­ti­mi dhe nuk ka pasur ndon­jëherë një leje ndër­ti­mi. Ka pasur leje zhvil­li­mi, që është një aprovim para­prak i një kon­cep­ti”, tha Rama.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading