E pazakontë, Argjentina i dërgon FIFA‑s emrat e 13 mijë baballarëve që nuk paguan suportin ekonomik për fëmijët

Autoritetet argjenti­nase kanë ndër­mar­rë një nis­më të paza­kon­të për të luftu­ar mospagesën e detyrimeve finan­cia­re ndaj fëmi­jëve, duke për­pilu­ar një listë me rreth 13 mijë per­sona që kanë vone­sa në page­sat e mbështet­jes për fëmi­jët.

Sipas deklaratave të autoriteteve, lista i është dorëzuar Shteteve të Bashkuara me syn­imin që këta indi­vidë të mos lejo­hen të mar­rin pjesë në ndesh­jet e Kupës së Botës, si një masë pre­sioni për të respek­tu­ar detyrimet e tyre ligjore dhe famil­jare.

Krye­bashki­aku i Buenos Aire­sit mbro­jti këtë ini­cia­tivë, duke thek­suar se ata që nuk përm­bushin përgjegjësitë ndaj fëmi­jëve duhet të për­ballen me paso­ja konkrete.

“Për të përm­bushur një detyrim kaq themelor siç është mbështet­ja e fëmi­jëve të tyre, ata duhet të për­ballen me paso­ja. Nëse nuk i sig­uro­jnë për fëmi­jët e tyre, ata nuk do të lejo­hen të hyjnë në sta­di­um”, deklaroi ai.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading