‘Kërkojmë dorëheqjen e Ramës’, studenti rendit kërkesat: Zgjedhje të lira dhe largim i sistemit të patronazhimit

Ka nisur grum­bul­li­mi i qyte­tarëve në sheshin Skën­der­bej, në atë që është edhe piknis­ja e ditës së 15 të protestës qytetare, që kërkon largimin e kryem­i­nistrit Edi Rama dhe qev­erisë së tij.

Një nga anë­tarët e grupit të stu­den­tëve që mer­ren me orga­niz­imin e protestës, është shpre­hur se kërke­sat e protestuesve janë të qar­ta: largim i Ramës, zgjed­hje të lira dhe largim i sis­temit të patron­azhim­it.

“Në orën 18:30 do të ketë pak fjal­ime në shesh pas­taj do të nisë marshi­mi drejt Kryem­i­nistrisë, ku do të mba­hen fjal­ime.

Më pas nis marshi­mi nëpër Tiranë, ndër­sa itin­er­ari që do të nisë nuk është ven­do­sur ako­ma sepse ven­dosen në kohë reale


Nuk jam i kënaqur me poli­tikën që kemi në Shqipëri,. Kërkoj dorëhe­q­jen e Ramës dhe sis­temet e patron­azhim­it që ai ka sjel­lë.

Kërkoj gjithash­tu që të ketë zgjed­hje të lira në Shqipëri”, tha ai.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading