Rama të dëgjojë me kujdes’, Partia Demokratike Evropiane për protestat masive në Tiranë: Sheshet sërish plot!

Par­tia Demokratike Evropi­ane (PDE), me seli në Bruk­sel, ka reaguar lid­hur me prote­s­tat masive që po zhvil­lo­hen prej 14 ditësh në Tiranë kundër qev­erisë dhe kryem­i­nistrit Edi Rama.

PDE thek­son se prote­s­tat për­faqë­so­jnë funk­sion­imin e demokracisë dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare të dëgjo­jnë zërin e qyte­tarëve.
Më tej, Par­tia Demokratike Evropi­ane i drej­to­het kryem­i­nistrit Edi Rama me një mesazh të drejt­për­drejtë, duke thek­suar se “Evropa nuk ndër­to­het duke e tra­j­tu­ar natyrën si mon­ed­hë pazari apo insti­tu­cionet si pronë pri­vate”.

“Natën e kalu­ar, sheshet e Shqipërisë u mbushën sër­ish, qyte­tarët u mobi­lizuan për të mbro­j­tur tokat e mbro­j­tu­ra, trans­parencën dhe llog­a­rid­hënien pub­like nga mar­rëvesh­je të paqar­ta për zhvil­lime luk­soze.

Ky nuk është “anti-pro­gres”. Është demokra­cia që po kryen funk­sion­in e saj.

Dhe Edi Rama duhet të dëgjo­jë me kujdes: Evropa nuk ndër­to­het duke e tra­j­tu­ar natyrën si mon­ed­hë pazari apo insti­tu­cionet si pronë pri­vate.

Nëse Shqipëria do Evropën, duhet të zgjed­hë të drej­tat mbi rrugët e shkur­tra, qyte­tarët mbi betonin dhe shtetin e së drejtës mbi pushtetin”, shkruhet në reag­im.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading