G7 i shpall “luftë ekonomike” Rusisë, sanksione të reja godasin naftën dhe gazin

Shtetet e G7-ës duan ta rrisin edhe më tej pre­sion­in ndaj Rusisë. G7-ta ra dako­rd për ndih­ma të mëte­jshme ushtarake për Ukrainën dhe disa krerë shtetesh njof­tu­an edhe sank­sione të reja kundër Rusisë.

Prej takim­it të grupit G7në Évian të Francës doli një sin­jal mjaft i fuqishëm: shtetet e G7-ës duan të rrisin ndjeshëm së bashku pre­sion­in ndaj Rusisë.

Shtetet e G7-ës ranë dako­rd në samitin e tyre për sank­sione të reja kundër sek­torit energjetik rus.Me këtë syn­o­het të rritet pre­sioni ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Masat ndëshkuese të mirat­u­ara nga krerët e shteteve dhe të qev­erive të grupit G7 prekin krye­sisht naftën dhe gazin rus.Shtetet e G7-ës ranë dako­rd edhe për ndih­ma të mëte­jshme ushtarake për Ukrainën, ndër të tjera për të for­cuar mbro­jt­jen ajrore.I ftu­ari i sami­tit, Volodymyr Zelen­s­ki tha: “Patëm një takim vërtet të fortë”.

Trump thirrje RusisëPres­i­den­ti i SHBA-së, Don­ald Trump, i bëri thirrje Rusisë që të arri­jë një mar­rëvesh­je me Kievin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Trump pra­noi se mua­jt e fun­dit kishte qenë “i fokusuar te Irani”. Po tani Irani kalon në plan të dytë, tha pres­i­den­ti amerikan, dhe ai do të mer­ret sër­ish me Ukrainën.Trump deklaroi se SHBA-ja do të të riven­dosë “së shpe­jti” sank­sionet ndaj eksporteve të naftës ruse. Pak muaj më parë SHBA-ja i kishte lehtë­suar sank­sionet ndaj naftës ruse në kuadër të luftës me Iranin.

Sank­sionet bri­tanike dhe kanadeze

Edhe kryem­i­nistri i Kanadasë, Mark Car­ney, dhe kryem­i­nistri bri­tanik, Keir Starmer, deklaru­an se do të ven­dosin sank­sione të reja kundër kom­panive të indus­trisë së mbro­jt­jes, rrjeteve finan­cia­re dhe sek­torit energjetik të Rusisë.

Kryem­i­nistri bri­tanik Keir Starmer tha se “Në bashkëpunim me aleatët tanë të G7-ës do ta rrisim më tej pre­sion­in ndaj Vladimir Putinit dhe rrethit të tij të bashkëpunë­torëve”.

Sipas tij Bri­ta­nia e Mad­he ka plan­i­fikuar 70 masa të reja sank­sionesh. Ato do të prekin ndër të tjera edhe 20 cis­ter­na të tjera të së ash­tuqua­j­turës flotë “hije” e Rusisë.

Edhe kryem­i­nistri i Kanadasë, Mark Car­ney, deklaroi se në listën e sank­sion­eve të ven­dit të tij do të shto­hen edhe 162 vetë, kom­pani dhe ani­je.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading