Policia jep NJOFTIMIN për qarkullimin e mjeteve të rënda, ja KUFIZIMET

Poli­cia ka ard­hur me një njof­tim të ri për qarkul­lim­in e mjeteve të rën­da gjatë sezonit veror.

Njofto­jmë qyte­tarët dhe sub­jek­tet e trans­portit rru­gor të mall­rave se, në zba­tim të udhëzim­it të për­bashkët nr. 106, datë 14.06.2024, të Min­istrisë së Infra­struk­turës dhe Energjisë dhe Min­istrisë së Punëve të Brend­shme, gjatë sezonit veror 2026 dhe gjatë ditëve të fes­tave zyrtare, do të zba­to­hen kufiz­ime të posaçme për qarkul­lim­in e mjeteve të rën­da, me qël­lim garan­timin e sig­urisë rru­gore dhe për­mirësimin e rrjedhsh­mërisë së trafikut në akset me fluks të shtu­ar lëviz­je­je.

Këto kufiz­ime zba­to­hen për mjetet e trans­portit të mall­rave me masë totale mak­si­male të autor­izuar mbi 7.5 tonë, si dhe për kat­e­gori të tjera të për­cak­tu­ara në udhëz­im, në autostra­da, si dhe në rrugë interur­bane dhe urbane (krye­sisht në seg­mentet që për­shko­jnë zonat tur­is­tike).

Peri­ud­ha e zba­tim­it është nga data 19 qer­shor deri më 15 shta­tor dhe përf­shin fund­ja­vat dhe ditët e fes­tave zyrtare.Gjatë kësaj peri­ud­he, kufizimet e qarkul­lim­it apliko­hen sipas këtyre orareve:

-në ditën e premte nga ora 15:00 deri në orën 24:00;-në ditën e shtunë, nga ora 07:00 deri në orën 24:00;

-në ditën e diel, nga ora 07:00 deri në orën 24:00.Për ditët e fes­tave zyrtare, kufizimet fil­lo­jnë nga ora 15:00 e ditës pararendëse deri në orën 22:00 dhe vijo­jnë nga ora 07:00 deri në orën 24:00 të ditës së fes­tës.

Masat kufizuese shtri­hen në autostra­da, në rrugët interur­bane dhe në akse të tjera që lid­hin zonat bregdetare dhe tur­is­tike, të cilat gjatë sezonit veror kanë flukse të lar­ta qarkul­li­mi.

Nga këto kufiz­ime për­jash­to­hen mjetet e emergjencës, mjetet e Poli­cisë së Shtetit dhe insti­tu­cion­eve të tjera shtetërore, si dhe mjetet e trans­portit të mall­rave të domos­doshme (përf­shirë pro­duk­tet ushqi­more që prishen), në për­puth­je me për­cak­timet e deta­juara në udhëz­im.

Në raste të veçan­ta, për furniz­ime kri­tike apo nevo­ja emergjente, mund të jepen autor­iz­ime të posaçme nga autoritetet kom­pe­tente, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

Poli­cia e Shtetit apelon për zba­tim të rrep­të të këtyre masave nga të gjithë oper­a­torët e trans­portit dhe drejtue­sit e mjeteve, me qël­lim paran­dal­im­in e aksi­den­teve rru­gore, shmang­ien e mbin­garkesës së trafikut dhe garan­timin e një sezoni tur­is­tik të sig­urt dhe të qetë.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading