“Jemi bashkë deri në fund, nuk përçahemi”, Gent Progni në protestë: Rama dhe Berisha në burg!

Në ditën e 18-të të protestës masive që ka mbërthy­er krye­qytetin, eksper­ti i TI-së dhe aktivisti Gent Prog­ni ka mba­j­tur një fjal­im mjaft të fortë për­para tur­mës së mbled­hur në Bule­vardin “Dësh­morët e Kom­bit”.

Prog­ni ka denon­cuar pre­sionet e jashtëza­kon­shme të struk­tu­rave shtetërore për të ndalur revoltën, por u shpreh i bindur se kauza qytetare tash­më është e pan­dal­shme.

Aktivisti bëri një thirrje të hapur për të mos u përçarë nga sul­met kiber­netike apo poli­tike, duke godi­tur njëko­hë­sisht të dyja palët e vje­tra të poli­tikës shqiptare.

Prog­ni deklaroi se lufta që po bëhet në shesh është kundër një sis­te­mi të orga­nizuar krim­i­nal dhe se mekaniz­mat e intimidim­it ndaj tyre po dësh­to­jnë.

“Të gjithë mekaniz­mat e shtetit janë ven­do­sur të na intimi­do­jnë, të na bëjnë pre­sione, por kam bind­jen se poli­cia është me ne, por janë të shty­pur nga ky regjim.

Këtu nuk jemi kundër admin­is­tratës së nder­shme që i bëjnë pre­sion. Le të na i fshi­jnë rrjetet sociale se nuk jemi për ndjekës! Jemi pa par­ti, nuk jemi për fe, jemi të papërçarë, jemi bashkë për një qël­lim”, tha ai.

Në një moment që shkak­toi bro­horit­je të mëd­ha në Bule­vard, Prog­ni kërkoi fundin e epokës së tranzi­cionit duke kërkuar drejtësi për krerët e dy kam­peve krye­sore poli­tike dhe duke bërë thirrje për një mod­el të ri shoqëror.

“Rama në burg, Berisha në burg! Këtu duhen intelek­tu­alë të penës dhe që kanë gux­im, jemi në luftë me një sis­tem krim­i­nal të orga­nizuar. Jemi për famil­jen, për fëmi­jët pa hor­mone.

Për një jetë të qetë, këtu jemi për të vërtetën që nuk shfaqet, jemi për të rin­jtë e shkol­lu­ar që të mos ndjekin shem­bu­jt e gabuar. Jemi deri në fund të bashkuar!” – tha Prog­ni.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading