Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktorja e njohur e filmave horror, “Samara”

Aktor­ja amerikane Dav­eigh Chase ka ndër­ru­ar jetë në moshën 35-vjeçare, sipas njof­tim­it të bërë nga part­neri i saj për TMZ.

Sipas infor­ma­cion­eve të pub­likuara, shkak i vdek­jes rapor­to­het të ketë qenë meningji­ti ful­mi­nant dhe një infek­sion i rëndë në gjak.

E lin­dur në Las Vegas në vitin 1990, Chase e nisi kar­ri­erën e saj shumë e re në botën e artit, fil­lim­isht si aktore zëri. Ajo u bë e njo­hur glob­al­isht duke i dhënë zërin per­son­azhit Chi­hi­ro në filmin e ani­muar japonez “Spir­it­ed Away”.

Në vitin 2002, ajo fitoi famë të mad­he me rolin e Sama­ra Mor­gan në filmin hor­ror “The Ring”, me regji të Gore Verbin­s­ki, rol që i sol­li edhe çmimin “Vil­lain of the Year” në MTV Movie Awards 2003.

Më herët, ajo kishte kon­tribuar edhe në pro­jek­te të tjera të njo­hu­ra të ani­ma­cionit, përf­shirë filmin e Disney‑t “Lilo & Stitch”, ku kishte dhënë zërin e per­son­azhit Lilo.

Sipas TMZ, aktor­ja kishte qenë e shtru­ar në spi­tal në Los Ange­les që nga fil­li­mi i qer­shorit për shkak të gjend­jes së rën­d­uar shën­de­të­sore, e cila më pas u përke­që­sua deri në ndër­likime fatale.

Part­neri i saj ka njof­tu­ar gjithash­tu nis­jen e një fushate për mbled­hje fondesh në kuj­tim të saj.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading