DOSJA/ Provat që çuan SPAK te prona e fshehtë e Ballukut në Dhërmi! U tradhtua nga llogaria e ‘Netflix’ dhe antena

Prokuro­r­ia e Posaçme nuk ka asnjë dyshim se Vila në kom­pleksin tur­is­tik “White Rocks” në Dhër­mi që for­mal­isht rezul­ton në emër të ish fut­bol­lis­tit të njo­hur Igli Tare, i për­ket në fakt, ish-zëvendëskryem­i­nistres Belin­da Bal­luku.

Janë një sërë het­imesh dhe provash të grum­bul­lu­ara, të pasqyru­ara në dos­jen që Report TV disponon, të cilat duket se nuk lënë shumë hapësirë për inter­pre­tim. Kon­trol­li në vilë ka zbu­lu­ar objek­te që i përkasin famil­jarëve të saj, mad­je dhe llog­a­ria në “Net­flix” në tele­vi­zorin e banesës, është hapur nga emaili i saj.

Komu­nikimet e zbu­lu­ara në celu­larët dhe postën elek­tron­ike të vartësve të Bal­lukut e iden­ti­fiko­jnë vilën si “të Belës” apo “she­fes”. Të dhë­nat e tele­fon­isë celu­lare, sipas SPAK, por edhe një llog­a­ri e Net­flix në emër të Bal­lukut, tre­go­jnë se prona për­dorej rreg­ull­isht nga ish-zv.kryeministrja dhe famil­jarët e saj.

Vio­la Hax­hiade­mi, drej­tore­shë e Depar­ta­men­tit Admin­is­tra­tiv në Alb­con­trol, një emër që e ka shoqëru­ar Bal­lukun dhe kur ajo u bë pjesë e qev­erisë, e dësh­mon qartë në një komu­nikim me motrën e saj Dorela, se vila e Belës do të jetë ngji­tur me atë të famil­jes së saj.

“Zemer, Po të dër­goj fotot e Belës që të kup­tosh në ç’fazë është shtëpia. Të kam dër­guar dhe planin e pro­jek­tit për te parë për cilën bëhet fjalë. Bela ka f5 ndër­sa ne kemi f6. Po të shikosh në foton që kam bërë më afër me vilat ka vizat­u­ar dhe ku do bëhet pishi­na. Më pëlqen shumë. Puu­u­uссссс”, i shkru­an ajo.

Kon­tra­ta e qirasë që Tare ka lid­hur me një vartëse të Bal­lukut, Joana Bushi, i për­ket vitit 2022 e në vijim, ndërko­hë që SPAK thotë se Bal­luku e ka për­dorur vilën që në vitin 2019, kur sapo kishin për­fun­d­uar punimet. Vetë Bal­luku kishte hapur atë vit, një grup në What­sapp, të tit­ul­lu­ar “Dhër­mi” ku ishin përf­shirë vartës të saj që kishin vila në këtë kom­pleks.

SPAK, thotë se përveç akuzës për “Shkel­je të barazisë në ten­dera” Bal­luku tani dyshohet dhe për kry­er­jen e veprave penale “Kor­rup­sion pasiv i per­son­ave që ushtro­jnë funk­sione pub­like” dhe “Pastrim i pro­duk­teve të veprës penale apo i veprim­tarisë krim­i­nale”, në bashkëpunim.

Dyshimet bazo­hen në një pro­ce­durë prokuror­i­mi të Alb­con­trol në vitin 2014 kur Bal­luku drej­tonte këtë insti­tu­cion. Rikon­struk­sioni i god­inës së Alb­con­trol, rezul­ton sipas akteve të Prokuror­isë së Posaçme, të jetë real­izuar përmes një gare tërë­sisht fik­tive, ku çdo hal­lkë e pro­ce­sit është koordinuar, mad­je para­prirë nga kom­pa­nia “Euro­col”, e sipër­mar­rësit Pan­deli Cara­puli, e cila do të shpallej më pas, zyr­tar­isht, si fituese, për kry­er­jen e punimeve me një fond total prej gati 102 mil­ionë lekë, pa TVSH.

Falë kësaj gare, sipas SPAK, Bal­luku do të mer­rte si shpër­blim, një vilë në kom­pleksin tur­is­tik “White rocks” ndër­tu­ar nga e nje­j­ta kom­pani.

Por për të fshe­hur gjur­mët, vila u rregjistrua në emër të Igli Tares, i cili rezul­ton të ketë kry­er vetëm gjys­mën e pagesës së çmim­it të deklaru­ar prej 145 mijë eurosh.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading