Eglant Koçi dyshohet se u vra me plumb në kokë, familjarët identifikojnë trupin, dërgohet për ekspertizë në morg

Nga këqyr­ja para­prake e trupit të pajetë të Eglant Koçit është kon­stat­u­ar një plagë tejsh­puese në pjesën e pasme të kokës, e dyshuar se është shkak­tu­ar nga arma e zjar­rit.

Trupi i të riut është dër­guar në morg, ku do t’i nën­shtro­het një eksper­tize më të deta­juar mjeko-ligjore.

Iden­ti­fiki­mi i trupit, i gje­tur në gjend­je të avan­cuar dekom­poz­i­mi në fshatin Cer­ru­jë, u bë nga famil­jarët e Eglant Koçit, pasi poli­cia e lokali­zoi atë me ndih­mën e dronëve.

Koçi rezul­tonte i zhdukur prej dy javësh, ndër­sa për këtë ngjar­je është shpal­lur në kërkim shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj.

Në zyrën e Arman­do Shaka­jt, poli­cia pati gje­tur gjur­më baru­ti dhe një shen­jë në mur, e cila dyshohej të jetë e shkak­tu­ar nga një predh plumbi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading