Përgjaken rrugët e vendit! 34-vjeçari humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, ndërron jetë në vend

Një aksi­dent i rëndë ka ndod­hur pas­diten e kësaj të premte­je në autostradën Fier-Lush­n­jë, pranë fshatit Vajkan, ku ka hum­bur jetën një 34-vjeçar.

Mëso­het se i riu Arman­do Sel­man­l­lari i riu po udhë­tonte me motor në drej­tim të Lush­n­jës, kur dyshohet se ka hum­bur kon­trol­lin e mjetit, ka dalë nga rru­ga dhe është për­pla­sur në bor­du­rat anë­sote.

Edhe pse në vend­ng­jar­je mbër­ritën men­jëherë for­cat e poli­cisë dhe autoam­bu­lan­ca, por 34-vjeçari nuk mun­di t’u mbi­je­tonte plagëve të mar­ra dhe ndër­roi jetë.

Ndërko­hë poli­cia ndod­het në vend­ng­jar­je dhe grupi het­i­mor po punon për zbard­hjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.Njoftimi para­prak i poli­cisë:

Rreth orës 17:10, në aksin rru­gor Fier–Lushnjë, shte­tasi A. S., 34 vjeç, duke drej­tu­ar një motom­jet, dyshohet se ka hum­bur kon­trol­lin mbi drej­timin e motom­jetit dhe ka dalë nga rru­ga. Si paso­jë e aksi­den­tit, 34-vjeçari ka hum­bur jetën në vend­ng­jar­je.

Grupi het­i­mor ndod­het në vend­ng­jar­je dhe po punon për sqarim­in e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksi­den­tit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading