“Çoja aty fëmijët e saj”/ SKANDAL, rrëfehet shoferi i Ballukut: Vila në “White Rocks” ishte e “shefes”

Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, SPAK ka marrë dëshminë e njerëzve më të besuar të ish-zv.kryeministes.
Një prej tyre është Albert Ushe, i cili për 8 vite ka shërbyer si shofer, fillimisht i Ballukut, e në vijim i fëmijëve të ish-ministres së Infrastrukturës.
Në rrëfimin e bërë para prokurorëve të posaçëm, Ushe ka shpjeguar se herë pas here fëmijet e Ballukut, që i drejtohet si “shefja” i ka dërguar me kërkesën e saj në një nga vilat e kompleksit “White Rocks”.
Aio shpjegon më tej se në vilën F6 në Dhërmi ka dërguar edhe shtetasen me inicialet L.S që është pastruesja e shtëpisë ku jeton Belinda Balluku në Tiranë, afër “Nobis”.
Ai deklaron se fëmijët e shefes I ka dërguar në këtë vilë që perpara rreth 4 vite e gjysmë, gjatë kohës që në vilë nuk ishte bërë pishina.
I pyetur se kush është pronari I vilës, Albert Ushe ka deklaruar se nuk e di një një të tillë, thjesht ka patur raste që i ishte referuar si “vila e shefes”, për shkak se Belinda Balluku i ka thënë që të dërgojë fëmijët e saj aty.
Për të provuar se vila është frekuentuar nga Belinda Balluku dhe familjarët e saj, SPAK ka kërkuar informacion nga kompanitë celulare dhe ka rezultuar se numri i ish zv.kryeministres është lokalizuar nga antetat që mbulojnë pozicionin gjeografik të kompleksit “White Rocks”, përgjatë viteve 2024, 2025 dhe 2026.
Vila F6 në Dhërmi, është vënë nën sekuestro, pasi SPAK ka dyshime se Balluku e mori si rryshfet nga kompania Eurocol, të cilës i dha tender, kur ishte në krye të Albcontroll.
Vila është në emër të Igli Tares, ish-futbollistit të Kombëtares, i cili po ashtu edhe nën hetim lidhur me këtë çështje.
Tare e ka ankimuar vendimin e sekuestrimit pasi pretendon se vila është pronë e tij dhe për shkak të lidhjes miqësore e ka përdorur dhe Balluku.