“Kjo protestë, është shpëtimtare për Shqipërinë”/Berisha:Sot qytetarët po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës

Muhar­rem Kur­ti: Për­shën­de­t­je, sot në protestë kom­bëtare kanë ard­hur edhe shumë nga dias­po­ra.

Parashiki­mi juaj për fatin e Ramz­i­ut dhe të qev­erisë së tij, e para. Dhe e dyta, elek­torati i djathtë pret prej jush qev­er­inë në hije.

Sali Berisha: E vërtetë, Muhar­rem. Ka një vër­shim të jashtëza­kon­shëm, të paparë dhe të paprece­dent drejt Tiranës.

Zoti i bekoftë të gjithë ata që lënë çdo gjë dhe vër­sho­jnë sot nga të katër anët e dheut dhe të katër anët e Shqipërisë, të gjithë shqip­tarët kudo që janë, drejt Tiranës dhe kësaj proteste shpë­timtare për Shqipërinë dhe shqip­tarët.

Natyr­isht, ne e ndjekim me shumë vëmend­je. Par­tia Demokratike ka të gjithë vizion­in, të gjithë poten­cialet, dhe po bën çdo për­p­jek­je dhe do bëjë që shqip­tarët të voto­jnë të lirë.

Dhe do jenë vota e lirë e shqip­tarëve që do për­cak­to­jë qev­er­inë e ardhshme të këtij ven­di. Fale­minder­it.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading