Të rinjtë “pushtuan” Tiranën! Taulant Balla flet me fakte: Diaspora kuq e zi nuk përfaqësohet me 100 apo 200 makina, dy në 3 shqiptarë kanë besuar Edi Ramën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pasditen e kësaj të shtune duke theksuar se diaspora shqiptare nuk përbëhet nga 100 apo 200 makina që kanë mbërritur sot në Tiranë.
Në postimin e bërë në rrjet, Balla thekson se dy në 3 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, i kanë besuar Ramës mandatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Nuk e përfaqësojnë vullnetin e diasporës sonë kuq e zi 100 apo 200. Diaspora foli me votë një vit më parë.
Dy ndër tre shqiptarë jashtë vendit i kanë besuar Edi Ramës mandatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE” shkruan Balla në postimin e tij.
Reagimi i Ballës vjen menjëherë pasi në rrjet bënë bujë videot, të cilat tregojnë me qindra makina të diasporës shqiptare, që kanë prekur sot tokën shqiptare për t’iu bashkuar protestës kombëtare që pritet të zhvillohet sot në orën 19:00 poshtë zyrës së kryeministrit Rama.







