Uragani i protestuesve mbulon bulevardin/ Shpaloset pankarta gjigante: Ne jemi ata që sakrifikuam çdo gjë për familjet…

Në Tiranë po zhvil­lo­het protes­ta e 21-të rad­hazi kundër Kryem­i­nistrit Edi Rama, ku qyte­tarë dhe për­faqë­sues të dias­porës janë mbled­hur fil­lim­isht në Sheshi Skën­der­bej dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Kryem­i­nistrisë.

Pjesë­mar­rësit kanë shpalo­sur një ban­derolë të mad­he, në të cilën thek­so­het sakri­fi­ca e dias­porës shqiptare dhe roli i saj në mbështet­jen e famil­jeve në atd­he përmes remi­tan­cave.

Ata shpre­hen se kjo kon­tribut nuk është vlerë­suar sa duhet nga insti­tu­cionet.

Sipas orga­ni­za­torëve, pjesë­mar­r­ja në këtë protestë është ndër më të lar­tat që prej nis­jes së tubimeve, ndër­sa thek­so­het se qyte­tarët janë bashkuar në mënyrë masive në këtë marshim proteste.

Pas grum­bul­lim­it në qendër të krye­qytetit, protestue­sit janë nisur drejt god­inës së qev­erisë, duke vijuar tubimin e tyre në mënyrë paqë­sore.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading