Historike! Protestë e përmasave të “frikshme” në Tiranë/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg…

Në protestën e 21-të që po zhvil­lo­het në Tiranë, pjesë­mar­rësit kanë kërkuar largimin e Kryem­i­nistrit Edi Rama, duke vijuar me thirrje të for­ta poli­tike gjatë tubim­it.

Gjatë protestës janë dëgjuar slo­gane si “Shqipëri e re” dhe thirrje për përgjegjësi poli­tike, përf­shirë edhe “Rama në burg, Berisha në burg”, që janë artiku­lu­ar nga disa prej pjesë­mar­rësve në shesh.

Një nga folëset në protestë deklaroi se kërke­sa e qyte­tarëve është ndër­ti­mi i një “Shqipërie të re”, me një klasë poli­tike të re dhe të papër­ly­er, duke thek­suar se drejtësia duhet të jetë insti­tu­cioni që ven­dos mbi përgjegjësitë indi­vid­uale.

Ajo i bëri gjithash­tu thirrje anë­tarëve të Par­tisë Demokratike të bashko­hen si qyte­tarë në protestë, duke thek­suar se qël­li­mi, sipas saj, është kri­ji­mi i një alter­na­tive të re poli­tike pa përçar­je.

Në deklaratën e saj u për­mend edhe mbështet­ja për struk­tu­rat e drejtë­sisë, përf­shirë SPAK, si insti­tu­cion që duhet të garan­to­jë het­imin dhe ndëshkimin e çdo rasti të dyshuar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading