Sali Berisha “non-grata” në SHBA, Spartak Ngjela nxjerr provën “bombastike” në duart e SHBA që i bëri “gropën” kreut

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha vijon të mbetet i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e konsideruar këtë si një faktor që vazhdon të ndikojë drejtpërdrejt në krizën politike brenda Partisë Demokratike. Sipas Ngjelës, shpallja e Berishës “non-grata” nga SHBA ka ardhur si pasojë e bashkimit të tij me lëvizje dhe struktura ndërkombëtare të karakterit antiamerikan.
Ngjela e paraqet këtë si arsyen që ka çuar në vendimmarrjen amerikane për vendosjen e këtij statusi ndaj ish-kryeministrit. “Një shtet demokratik, nuk e ka si një gjendje normale të tij qeverisjen e gjatë të një partie politike. Kot po lodheni me sondazhet, sepse sot Partia Demokratike është shumë e dobët politikisht përballë opinionit publik të Shqipërisë. Vetë Partia Demokratike e ka fajin.
Kjo sepse…Shqiptarët, në këtë situatë politike në të cilën ndodhet sot Shqipëria, nuk mund ta votojnë dot Partinë Demokratike, sepse kryetari i saj, Sali Berisha, është person i shpallur ‘non-grata’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurse dihet tani, që, në funksion të demokracisë si pushtet politik, Shqipëria sot është një shtet dypartiak, me Partinë Socialiste dhe me Partinë Demokratike.
Dhe kjo që po ndodh ndërkohë, nuk është një pengesë e vogël. Por duhet thënë se ky fakt juridik, është një pengesë që e ka ngrirë zhvillimin politik të Partisë Demokratike.
Po si ka ardhur ky rast? Ky rast erdhi si pasojë e faktit që Berisha u bashkua me lëvizje dhe struktura islamike ndërkombëtare antiamerikane; sepse ky është edhe shkaku amerikan për vendosjen e rastit ‘non-grata’, në lidhje me Sali Berishën.
Por çfarë po ndodh politikisht sot në Partinë Demokratike. Në Partinë Demokratike sot ndodhet ky fakt politik: raporti midis gjendjes juridike të Sali Berishës në hapësirën demokratike të Perëndimit, si mospranimi i tij; dhe raporti politik midis Berishës dhe Partisë Demokratike, në funksion të mospranimit të Sali Berishës si figurë politike nga Amerika dhe Bashkimi Evropian.
Por kjo gjendje nuk është e lehtë për demokracinë në Shqipëri, sepse ky rast e ka vendosur Shqipërinë si një shtet që, në funksion të pushtetit politik, të jete një shoqëri politike monopartiake; domethënë një është që indirekt sot mund të quhet: shtet njëpartiak.
Prandaj koha sot po kërkon që ne shqiptarët të dalim sa me shpejt nga karakteri politik njëpartiak, që po na mundon.
Por, sot për sot, kjo reformë po duket si e pamundur që të realizohet. Atëherë? Le të shohim se çfarë do të ndodhë në një kohë që, në Shqipëri, sapo ka filluar një kohë politike, e cila po ecën për t’u sunduar nga rinia studentore aktuale e Shqipërisë.
Të shohim dhe të kujtojmë historinë se, rinia studentore, në pesëdhjetë vitet e para të Shekullit të XX, ka dhënë impulsin kryesor të zhvillimit të demokracisë në Evropë.Dhe, pikërisht në këto ditë, po duket se kjo do të ndodhë edhe sot në Shqipëri:
Rinia studentore mund të krijojë reformën e re dhe të vërtetë demokratike në Shqipëri.
Dhe kjo po pritet nga vijimi kësaj demonstrate studentore, kundër qeverisë Rama në Shqipëri”, u shpreh Ngjela.
Zhvillimet e forta në dosjen e 21 janarit
Nga ana tjetër, sipas Ngjelës, po flitet se në kuadër të hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit, në SPAK mund të jenë depozituar edhe dokumente dhe materiale që, sipas tij, kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ngjela shprehet se këto materiale janë të lidhura me hetimin e vrasjes së katër protestuesve në vitin 2011 dhe se ato mund të kenë qenë të arkivuara më herët edhe në SHBA, përpara se të mbërrinin në institucionet shqiptare të drejtësisë.
“Po flitet se në SPAK do të rihapet sërish çështja penale e vrasjes së katër personave, në 21 Janar të vitit 2026.
Por na duhet ta theksojmë së mosndëshkimi i një vrasjeje të disa personave të pafajshëm, nga forca ushtarake e një shteti, eshte një krim shumë i rëndë.
Prandaj, ajo duhet të rihapet si hetim, sepse dihet qe: vrasjet e katër personave të pafajshëm nga Garda e Republikës, e urdhëruar dhe e regjistruar në fakt, është një njollë e zezë për drejtësinë e Shqipërisë, por edhe një ngjarje e zezë për vetë historinë e Shqipërisë.
Vrasësit e asaj vrasjeje të shëmtuar, ku janë vrarë katër njerëz të pafajshëm, janë ende në parajsë, por ferri po i pret me dyer të hapura.
Unë e kam deklaruar se ajo ngjarje ka qenë e regjistruar në analet e dokumenteve të arkivuara edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe po thuhet në media se ato ndërkohë kanë ardhur dhe janë të depozituara në SPAK Te shohim se si do të shkojë rihapja juridiko-penale e kësaj çështjeje, sepse një ngjarje si ajo, që po qëndron e pazbardhur përpara historisë, krijon në vetvete një gravitet kriminal që ndihmon në vijimin e inkriminimit të politikës në Shqipëri, por njëherësh, edhe të vetë shtetit shqiptar, si histori”, u shpreh Ngjela.