Zvërneci’/ Rama vijon komentet: Me PS nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkut në tregun e karrierave të humbura

Kryem­i­nistri Edi Rama vijoi komentet për prote­s­tat kundër pro­jek­tit tur­is­tik në Zvërnec, duke kri­tikuar ata që sipas tij për­piqen të ndër­to­jnë kar­ri­erë poli­tike mbi kon­flik­tin dhe zemërim­in e prod­huar në rrjetet sociale.

Rama tha se me PS nuk fito­het duke dalë me lugën e ndryshkut në tre­gun e kar­ri­er­ave të humbura.”Por ata të kar­ri­erës janë më qesharakët.

Sepse se kanë mar­rë vesh qe me PS dhe ne nuk fito­het duke dalë me lugën e ndryshkut në tre­gun e kar­ri­er­ave të hum­bu­ra.

Algo­rit­mi e ka të domos­doshme të shfaqet edhe pro­fetët që lajmëro­jnë fundin e botës anal­istët që bejne anal­iza pa fak­te, strategët që nuk dinë çdo të thotë të bësh strategji sek­to­ri­ale.

Për ta nuk ka rëndësi, se ca ndër­to­het, për ta ka rën­de­si se çfarë duhet shem­bur dhe si ta shem­bin, se vetëm në rrëno­jat e punë së te tjerëve ata mund të ngri­hen në piedestal­in e mad­hështisë, në skenën vir­tuale ku mar­rin liket, foll­w­er­sat.

Për ta çdo inci­dent është një rev­olu­cion. Sa vite kemi që i dëgjo­jmë par­ala­jmërue­sit e stuhive të ardhme, për fundin e kësaj force poli­tike, çdo protestë është rast për përm­bysje, jo për temën.

Çdo protestë për temën është gjë­ja më legjitime, dhe kur ti je gati të ftosh ne disku­tim për të kup­tuar se si mund të adreso­het tema më mirë, aksush nuk paraqitet sepse të jesh pjesë e cuna­mit është shumë më e rëndë­sishme se të jesh pjesë e zgjid­hjes.

Secili kërkon diç­ka, e kërkon përmes asaj vale çmen­durie, duke ushqy­er algo­rit­mit dhe të kundërtën e asaj për të cilën pre­tendon se është atje”, tha Rama.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading