Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës, arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier

Një aksi­dent në punë është regjistru­ar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbe­tur i gjym­tu­ar gjatë kry­er­jes së detyrës në një fir­më ricik­li­mi mbet­jesh.

Sipas Poli­cisë, spe­cial­istët për Het­imin e Krimeve të Komis­ari­atit të Poli­cisë Fier arrestu­an shte­tasin N. H., 38 vjeç, admin­is­tra­tor i fir­mës, për veprat penale “Shkel­je e rreg­ullave të mbro­jt­jes në punë”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshe­hje e të ard­hu­rave”.

Nga hetimet para­prake rezul­ton se gjatë pro­ce­sit të punës është dëm­tu­ar rëndë punon­jësi D. R., 21 vjeç, i cili ka pësuar gjym­tim.

Fat­mirë­sisht, i riu ndod­het jashtë rrezikut për jetën dhe po merr tra­j­tim mjekë­sor.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading