Rama jepe dorëheqjen”/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 21-të, pritet pjesëmarrja masive e emigrantëve

Protesta e 21-të pritet të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, ku qindra mijëra qytetarë vijojnë revoltën e tyre.
Mijëra qytetarë priten të mblidhen fillimisht në sheshin “Skëndërbej” dhe më pas të zhvendosen drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Ditën e sotme pritet që protestës t’i bashkohen edhe emigrantët.
Qindra emigrantë nga Anglia, Gjermania, Franca, Austria dhe vende të tjera do të marrin pjesë në protestë.
Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan në protestën e ditës së djeshme, kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj.
Gjatë protestës u lëshuan thirrje edhe ndaj opozitës. Organizatorët theksuan se gjatë këtyre ditëve nuk është lejuar pjesëmarrja apo afrimi i figurave politike në tubim.
Me pankarata në duar dhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “O Erion o legen prite Ramën se po vjen”, “Revolucion”, qytetarët bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa është zhvendosur në çdo vend ku ka shqiptarë.
Tubime janë zhvilluar edhe në Milano, Firence, Gjenova, Mynih, Berlin, Zvicër, Norvegji, Francë, Londër, Holandë dhe Bruksel.