Dita e 21-të e protestës/ Diaspora mbërrin në kufi për t’iu bashkuar tubimit në Tiranë

Tirana pritet të shndër­ro­het sot në qen­drën e një proteste të mad­he mbarëkom­bëtare. Kjo do të jetë dita e 21-të e mobi­lizim­it qyte­tar kundër qev­erisë.

Sipas orga­ni­za­torëve, në tubimin e sotëm pritet një pjesë­mar­rje e gjerë nga e gjithë Shqipëria, si dhe nga shqip­tarët e dias­porës, të cilët kanë udhë­tu­ar drejt ven­dit për t’iu bashkuar protestës.

Pam­jet e sig­u­ru­ara tre­go­jnë se dias­po­ra ka mbër­rit­ur në kufi.

Sipas rapor­timeve, grupe emi­grantësh janë nisur prej ditësh nga Mbretëria e Bashkuar me autom­jete pri­vate.

Gjatë rrugës atyre u janë bashkuar edhe bashkat­d­hetarë nga Fran­ca, Gjer­ma­nia, Aus­tria dhe vende të tjera europi­ane.

Kolona e autom­jeteve, e shoqëru­ar me fla­muj kuqezi i është drej­tu­ar drejt Tiranës për pjesë­mar­rjen në protestë.

Tubi­mi, si në ditët e mëparshme, pritet të nisë në qendër të krye­qytetit dhe më pas të zhven­doset drejt god­inës së Kryem­i­nistrisë, ku protestue­sit kanë par­ala­jmëru­ar mba­jt­jen e fjal­imeve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading