Aeroportit të Vlorës “nuk i ndahen” TENSIONET! Pas rikthimit, punonjësit e Behgjet Pacollit shqyejnë derën dhe nxjerrin nga zyrat vartësit e Valon Ademit

Ditën e djeshme biz­nes­meni nga Koso­va, Behg­jet Pacol­li bëri me dije se duke fil­lu­ar nga sot (e hënë) do të rifil­lo­jnë punimet në kantierin e Aero­por­tit Ndërkom­bë­tar të Vlorës.

Mirëpo, duket se ten­sionet e vazh­dueshme nuk “i janë ndarë” as këtë herë këtij pro­jek­ti shumë të rëndë­sishëm infra­struk­tur­or në vend.

Kjo pasi sipas rapor­timeve, kanë qenë punon­jësit e “Mab­co” të Pacol­lit, ata të cilët tash­më janë rik­thy­er në ambi­en­tet e kantier­it të Aero­por­tit të Vlorës, por sapo kanë mbër­rit­ur janë për­pla­sur me rojet e sig­urisë të cilët kanë qenë ata që i kanë pen­guar të hyjnë.

Pas kësaj ata kanë ten­tu­ar të hynë me for­cë duke shqy­er derën, duke sjel­lë më tej që të kon­flik­to­hen me punon­jësit e “2A Group” të Val­on Ademit, dhe i kanë nxjer­rë këta të fun­dit jashtë nga zyrat. Tek­sa poli­cia ka shkuar në vend­ng­jar­je.

Kuj­to­jmë se më 26 maj, Gjyka­ta e Lartë rrë­zoi kërkesën e biz­nes­menit Val­on Ade­mi dhe kom­panisë “2A Group” lid­hur me admin­istrim­in e Aero­por­tit të Vlorës, duke ndryshuar vendimet e mëparshme të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit në Tiranë.

Me këtë vendim u rrëzua masa e sig­urim­it të padisë e kërkuar nga shoqëritë “Vlo­ra Inter­na­tion­al Air­port” dhe “ZA Group”, duke i hapur rrugë rik­thim­it të Pacol­lit dhe kom­panisë së tij në pro­jekt.

Zhvil­limet e fun­dit vijnë vetëm pak javë pasi vetë Pacol­li kishte deklaru­ar pub­lik­isht tërhe­q­jen nga pro­jek­ti, duke shpre­hur pakë­naqësi për mënyrën se si sipas tij po tra­j­to­hej çësht­ja.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading