Macron pret Ramën në pallatin Élysée, cili është fokusi i takimit (AGJENDA)

Pres­i­den­ti francez, Emmanuel Macron, do të presë këtë të hënë Kryem­i­nistrin Edi Rama në Palaltin Élysée në Paris. 

Taki­mi do të zhvil­lo­het në kuadër të dia­logut të vazh­dueshëm mes dy vendeve dhe pas disa takimeve të mëparshme mes dy lid­erëve, të mba­j­tu­ra në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025.

Agjen­da parashikon se bisedimet do të përqen­dro­hen te per­spek­ti­va europi­ane e Shqipërisë dhe ecu­ria e refor­mave që ven­di ëhstë duke zbat­u­ar në kuadër të pro­ce­sit të anë­tarësim­it në BE, tek­sa pritet që Franaca të riafir­mo­jë mbështe­jen e saj për pro­cesin e inte­grim­it në BE.

Në takim do të disku­to­hen gjithash­tu çësht­je që lid­hen me forcimin e bashkëpunim­it dypalësh në fusha të ndryshme, përf­shirë arsimin, ekonom­inë dhe energjinë.

Po ash­tu pritet që të flitet edhe për inves­timet franceze në Shqipëri, ku përf­shi­hen  pro­jek­tet e Agjen­cisë Franceze për Zhvil­lim (AFD) në sek­torët e energjisë dhe mje­dis­it apo ndër­ti­mi i një liceiu francez në Korçë.

Në orën 13:00, sipas pro­gr­mait para­prak, Pres­i­den­ti i Francës do të presë zyr­tar­isht Ramën në obor­rin e Pal­latit Élysée, cer­e­moni e cila do të jetë e hapur për medi­at. Më pas, në orën 13:05, dy lid­erët do të zhvil­lo­jnë një drekë pune me dyer të mbyl­lu­ra.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading