Figurat historike të PS-së rreshtohen krah protestuesve, i bëjnë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga arroganca…

Një “tërmet” i fuqishëm poli­tik duke se ka rënë bren­da mazho­rancës, tek­sa fig­u­rat më të rëndë­sishme his­torike të Par­tisë Social­iste janë rresh­tu­ar hapur krah protestuesve, duke lëkun­dur fort themelet e pushtetit të Edi Ramës. Përmes reag­imeve tejet të ash­pra pas protestës masive të së shtunës, ish-zyr­tarët e lartë i kanë bërë thirrje kryem­i­nistrit të heqë dorë men­jëherë nga arro­gan­ca e tij qev­erisëse. Ata kanë lëshuar alarmin pub­lik se nëse nuk i kthe­het urgjen­tisht fuqia bazës dhe struk­tu­rave të thjesh­ta, Par­tia Social­iste rrezikon shuar­jen e saj për­fundimtare. Ish-min­istri i Jashtëm, Dit­mir Bushati, deklaroi me for­cë se zemëri­mi pop­ul­lor në bule­vard buron nga prob­lemet reale të ven­dit dhe jo nga nar­ra­ti­vat me manip­ulime apo algo­ritme të hua­ja.

Bushati godi­ti ash­për aleancën e rrezik­shme mes poli­tikës, oli­gark­isë, medias dhe krim­it të orga­nizuar që po e tra­j­ton atd­he­un si plaçkë. Nga ana tjetër, ish-min­istri Elmas Sher­i­fi i është drej­tu­ar Ramës me tone ulti­ma­tive, duke i thënë: “Kryem­i­nistër, mos filo­zo­fo, lëri pan­tomi­mat dhe mos pro­vo!” Sher­i­fi dënoi me for­cë kryeneçës­inë për inves­timin e Zvërnecit dhe shit­jen e tokave te të hua­jt, duke par­ala­jmëru­ar se injori­mi i pop­ul­lit mund ta kthe­jë protestën në një rev­olu­cion të pan­dal­shëm. Ai shtoi me ironi se deputetët aktu­alë social­istë janë katan­dis­ur në një “ush­tria e memecëve” që thjesht ulin kokën për­para gabimeve të lid­er­it.

Ndërkaq, ish-min­istri Petro Koçi pra­noi hapur se shu­mi­ca e pjesë­mar­rësve në protestë janë ide­al­istë dhe mision­arë që kërko­jnë drejtësi e sol­i­daritet social. Koçi kërkoi urgjen­tisht zhbër­jen e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 që e kthyen Repub­likën në kryem­i­nistrore, si dhe fuqiz­imin mak­si­mal të SPAK-ut. Sipas tij, vetë PS ka nevo­jë ime­di­ate të zëvendë­so­jë skemën e përqen­drim­it të pushtetit dhe të liro­jë nga çdo funk­sion indi­vidët që janë nën ndjek­je penale. Kësaj vale masive kri­tikash i është bashkuar edhe ish-deputeti Ilir Zela, i cili deklaroi pre­razi se social­istët duhet të gje­jnë urgjen­tisht një rrugë tjetër nga kjo aktuale.

Zela bëri thirrje për t’i thënë ndal pushtetit pa llog­a­rid­hënie, monopoleve mbytëse ekonomike dhe mungesës absolute të garës e debatit të brend­shëm në par­ti. Ky rebe­lim në bllok i “gardës së vjetër” shënon zyr­tar­isht njërën prej krizave më të thel­la dhe më të paprit­u­ra të brend­shme për qev­er­inë e Edi Ramës. Në vijim po pasqy­ro­jmë reagimet e plota të secilit prej këtyre ish-funk­sion­arëve të lartë të Par­tisë Social­iste.

Reag­i­mi i Elmas Sher­i­fit

“Reag­i­mi i Kryem­i­nistër, mos filo­zo­fo, leri pan­tomi­mat, mos pro­voko”! Qua­je, si të pëlqen, kri­tikë, a këshillë.

Mos filo­zo­fo, se duke mos qenë fusha juaj gaboni në çdo takim, me të tut, gjasme për tu dhēnë kura­jo, por shfaqesh shumë i tron­di­tur dhe shikoi me vëmend­je, takimet duken si cer­e­moni dhim­b­je­je, sepse ata që do tu japësh zemër, tron­diten mé shumë, si kur i mblod­he dhe mua më ftu­at  në vendin e gabuar për të fes­tu­ar 35 vje­torin e par­tisë që dikur e qua­jte “bor­del­lo” dhe dje për­dorët si filo­zof ter­min “pro­le­tariati i algo­rit­meve sociale”.

Mos filo­zo­fo, se filo­zofia nuk është fusha juaj,prandaj edhe gaboni, duke i hed­hur ben­z­inë “zjar­rit” që është ndezur para kryem­i­nistrisë, e duke i pro­vokuar me shpre­hjen që i shkon për shtat autokratit, se ” inves­ti­mi në Zvërnec nuk ndërpritet,sikur të protesto­jnë edhe 500 mijë vetë, nga ata të “rev­olu­cioninit të flamin­gove” !Edi ! Mos gabo duke u “cak­tu­ar” objek­ti­va “pro­le­tarëve  të IA”, pasi ata, nuk nxiten nga armiqtë e shqiptarisë,por, po shto­hen nga artikulimet e gabuara që pro­voko­jnë rebe­lim.

Doni të tre­go­ni qën­dresë si Odis­ea, kur fytyra pan­tomimike të trad­hton, dhe nuk e tre­gon, se cili/cila, apo cilët/cilat “të mbanë/mbajnë të lid­hur”. Shqipëria nuk është e të gjithëve edhe e të hua­jve për të inves­tu­ar.  Kur flet në emër Par­tisë Social­iste, mos i ironi­zo “pro­le­tarët e algo­rit­meve” pse shpre­hen: “Shqipëria e shqip­tarëve, Vdek­je e trad­htarëve”,!

Ju pre­tendoni se Shqipëria, nuk është e shqip­tarëve, por e mikut dhe e Zotit !Mos e ngatër­ro shpre­hjen “shtëpia e shqip­tar­it është e mikut dhe e Zotit”, me Shqipërinë, e cila është vetëm e shqip­tarisë, por Evropa e ndau me vendimet e padrej­ta më 1913, me qël­lim që shqip­taria e Iliri­adës të mos e bënte ligjin në Bal­lkan dhe ju sot me vendimet e gabuara të quajtura”reforma” e keni degdis­ur rin­inë në Evrope e në gjithë botën, por, ajo nuk e ka vrarë shpirtin e shqip­tarisë dhe po grum­bul­lo­het para selisë tuaj, në prit­je që të bëhesh pjesë e zgjid­hjes, jo e një kon­flik­ti të pa merituar,për shqip­tarët dhe për Part­inë Social­iste, nga bind­ja, se pa ju, ajo shuhet, pran­daj deputetët e saj po i ekspo­zoni si ush­tria e meme­ceve, që mba­jnë kokën poshtë e sytë shiko­jnë këpucët e tyre. Z.Kryeministër.

Keni gabuar dhe vazh­doni me kryeneçsi ta quani “inves­ti­mi Strategjik i Zvërnecit”, dhe pre­tendoni se është një veprim i drejtë i pronareve që të lid­hin kon­tra­ta me të hua­jtë, kur  ende, nuk është zgjid­hur pronësia mbi tokën, sepse gjykatat nuk e kanë dhënē vendimin e for­mës së pre­rë për pronar­in real.  Ahmet Zogu kur ishte pres­i­dent më 1925 e mbret më 1928 e shpal­li me Statutet Themeltare, se “Të gjithë pa ndryshim shtetësie janë të bara­suem për­para ligjës dhe gëzo­jnë baras të drej­tat civile,por mbi tokat ryrale në Shqip­ni me çdo tit­ull kanë të drejtë pron­si­je vetēm shte­t­a­sit dhe per­son­at moralë Shqiptare. Të hua­jët kanë vetëm të drejtën e shit­jes të tokave natyrale dhe të drejtën e pronë­sisë vetëm mbi tokat ryrale të nevo­jshme për ngre­f­jen e fab­rikave dhe rreg­ul­lim­in e komu­nika­cionit, mad­je u kërko­hej ti shis­nin tokat e tyre që ndod­heshin në kufi me shtete të tjera. Neni 124 i Statu­tit Themeltar të Repub­likës më 1925, i përsërit­ur edhe në Statutin Themeltar të Mbretërisë më 1928..Zoti kryem­i­nistër !

Ç’është ky zell për ti shi­tur tokat të hua­jve ose për tua dhënë në për­dorim për 99 vjet, mad­je  u jepet edhe leje zhvil­li­mi jashtë pro­ce­du­rave ligjore e pa u zgjid­hur kon­flik­ti për pronar­in real.Kurse shqip­tarët ndërtues, sfil­iten për të mar­rë një leje ndër­ti­mi edhe pse pagua­jnë qimet e kokës për të marr një leje ndër­ti­mi, kur në shtetet demokratike leja e ndër­tim­it jepet sa më shpe­jt për të përf­tu­ar bux­heti nga tak­sat dhe të rritet punësi­mi. Në Shqipëri leja e ndër­tim­it është “tit­ull priv­i­legj”.  Me stan­dard­et e BE toka nuk u shitet të hua­jve. Vën­det kan­di­date mund ta lejo­jnë shit­jen e tokës për të hua­jt, vetëm pas shtatë vjetëve kur bëhesh anë­tar i BE, dhe mund tu shitet vetëm shte­tasve të BE.

Nuk mbro­hen intere­sat e shqip­tarëve dhe të shqip­tarisë me poli­ti­ka selek­sionuese. Atd­hetarët poli­tikanë po rral­lo­hen. Atd­hetarët e vërtetë ishin ata që për shqip­tar­inë harx­honin bux­hetin e famil­jes dhe i mbronin intere­sat e saj me hero­izëm. Po ju kuj­toj se një prej tyre ishte Meh­di Frashëri, i cili kur për­faqë­sonte Shqipërinë në Lid­hjen e Kombeve i bëri kërkesë kryetar­it të komi­sion­it të shpërn­gul­jeve të mys­li­manëve çam nga Gre­qia në Turqi, ital­ian­it Garoni, që të ndalej shpërn­gul­ja e çameve me for­cë nga tokat e tyre dhe mad­je edhe Venizel­los e ftoi Meh­di Frashërin në shtëpi për drekë ku ishin edhe stu­den­të grek që stu­dion­in në Gjenevë e u tha se “Gre­qia e humbi Azinë e Vogël me luftë ‚kurse Epirin e Veri­ut ‚Korçën e Gjirokas­trën i humbi me poli­tikë”. Më 1926 min­istër i Greqisë/ambasador në Shqipëri ishte gjen­er­al Kon­duli, shqip­tari nga fshati Man­dra dhe Pres­i­dent i Gre­qisë arvan­i­tasi Kon­drui­oti.

Kryem­i­nistër ishte arvan­i­tasi tjetër Pan­gal­los gjen­er­ali që qev­erisi me tri­umvi­ratin, Pan­gal­los, Gontas e Pla­s­ti­ra. Mediu me Pres­i­dentin Kon­drui­oti foli shqip dhe si rrëfen, me shumë mundime u arrit që qev­e­ria e Gre­qisë tu nji­hte shtetës­inë shqiptare 30 pronarëve dhe u disku­tua për tre trak­tate, mbi tregt­inë, kon­ven­ta mbi nacionalitetet dhe u bë  një mar­rëvesh­je ver­bale për shpronësimet e pasurive të palu­a­jt­shme të shqip­tarëve në Gre­qi. Ata ishin patri­ot të shqip­tarisë që punuan me shpirt që Shqipëria ta ruante sta­tusin e neu­traliteti edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kurse në Shqipëri, pasi u ven­dosët ira­ni­anët opoz­i­tarë në Mam­i­nas, Ju e shpal­lët me ngut Iranin orga­ni­za­të krim­i­nale. Kryem­i­nistër lëre pro­tag­o­nizmin për intere­sa pushteti. Shqipëria është e vogël, për të pre­tend­uar poli­tikë të mad­he. Kth­jel­lohu dhe bëhu pjesë e zgjid­hjes, duke hequr dorë nga retori­ka pro­vokuese.  Ju e dini që këshillat e mia janë të vlef­shme. U rik­thyet te Nano dhe e pran­u­at si udhëhe­qësin lib­er­al, vonë, por më mirë vonë se kur­rë. Reflek­to, me qël­lim që protes­ta më e qytetëru­ar në his­tor­inë poli­tike të Shqip­tarisë, të mos shndër­ro­het në rev­olu­cion”, shkroi dje në rrjetet sociale ish-min­istri social­ist, Elmas Sherifi.Reagimi i Petro Koçit

“Duke shpre­hur pub­lik­isht mbështet­jen për aksionet e fun­dit të SPAK-ut kundër krim­it të orga­nizuar që ka shtrirë ten­taku­lat e pastrim­it të par­ave në ndër­tim, bler­je dhe përvetësim tokash etj., nuk mund të mos reagoj sër­ish për prote­s­tat e për­nat­shme në Bule­vardin ‘Dësh­morët e Kom­bit’. Shu­mi­ca e pjesë­mar­rësve aty janë ide­al­istë, të pakë­naqur nga admin­is­tra­ta dhe mision­arë për çësht­je të pas­tra pub­like. Sig­ur­isht që ben­z­i­na poli­tike vjen krye­sisht nga e djath­ta e mën­jan­u­ar nga Sali Berisha, nga arriv­istë të çdo llo­ji që shohin shanse për t’u pro­movuar në të ardhmen në Kuvend.

Nuk mungo­jnë as krerët e par­tiçkave të rrjeteve sociale që na bëjnë si gaze­tarë poli­tikë me celu­larë në dorë. Parul­la e Bal­lit Kom­bë­tar ‘Shqipëria e shqip­tarëve, vdek­je trad­htarëve’ e vërte­ton për­p­jek­jen që protes­ta të për­doret për revansh të së djathtës ndaj së majtës. Por protes­ta e ide­al­istëve duhet të shfry­të­zo­het si energji pop­ul­lore për të zhvil­lu­ar një demokraci të garan­tu­ar insti­tu­cionale, forcim të luftës ndaj kor­rup­sion­it nëpër­m­jet fuqizim­it të SPAK-ut dhe ven­dos­jes së stan­dard­eve për barazi dhe sol­i­daritet social bashkëko­hor. PS-së nuk i duhet nën­shtrim, por reflek­tim seri­oz që përf­shin refor­më kushtetuese e ligjore në këto pike­ta:

Anulim i ndryshimeve kushtetuese të 21 Pril­lit 2008 të propozuara nga Sali Berisha që e kthyen Repub­likën nga par­la­mentare në kryem­i­nistrore. Kjo do të kri­jonte frymë­mar­rje dhe oksig­jen për kon­troll të par­la­men­tit mbi ekzeku­tivin.


Forcim ligjor i funk­sion­alitetit dhe efik­a­sitetit të SPAK-ut të shoqëru­ar me një ligj spe­cial që heq imu­nitetin e zyr­tarëve të lartë të pak­tën për 10 vitet e ardhshme.
Har­ti­mi dhe aprovi­mi i një sis­te­mi zgjed­hor që garan­ton plu­ral­izëm dhe barazi për­faqë­suese në raport me votat në niv­el kom­bë­tar.
Rrep­tësi­mi i mbikëqyr­jes dhe penal­izim­it për përf­shir­jen e admin­is­tratës shtetërore në pro­ce­set zgjed­hore.


Ndër­mar­r­ja e një reforme prak­tike në funk­sion­imin dhe rezul­tatet e Kadas­trës, ku një zgjid­hje e shumëprit­ur do të ishte kali­mi i kom­pe­tencës për lëshimin e vërte­timeve të pron­ave të cer­ti­fikuara te noterët.Ndërkohë qev­e­ria nuk mund ta lërë luftën kundër kor­rup­sion­it vetëm në duart e SPAK-ut. Rastet fla­grante të shpër­dorim­it duhet të shoqëro­hen me masa pub­like admin­is­tra­tive dhe kallëz­ime penale.

Vetë PS ka nevo­jë të zëvendë­so­jë skemën e përqen­drim­it të pushtetit nga duart e të deleguarve drejt të zgjed­hurve të struk­tu­rave të bazës. Dhe natyr­isht të liro­jë nga delegi­mi çdo indi­vid nën ndjek­je penale.

Në fund thek­soj që protes­ta duhet tra­j­tu­ar me pjekuri, as me armiqësi, por as me naivitet. Le të shër­be­jë pje­sa e pastër e saj si një inves­tim për më shumë demokraci dhe jo thjesht për ndër­rim të të nden­ju­rave të pushtetit. Vetëm nga demokra­cia për­fi­ton shu­mi­ca dhe pop­ul­li.

Vetëm kësh­tu protes­ta do ta nxiste dhe jo frenonte inte­grim­in europi­an që po troket te por­ta. Lufta qoftë edhe sovraniste thjesht për pushtet në rastin e protestës do të ishte vetëm një kor­rup­sion i ri”, shkroi dje në rrjetet sociale ish-min­istri dhe ish-deputeti i Par­tisë Social­iste, Petro Koçi.

Reag­i­mi i Dit­mir Bushatit

“Nuk janë të nxi­tur nga Irani, as nga algo­rit­met, e aq më pak të hum­bur në qël­limet e tyre. Janë shqip­tarë të revoltu­ar nga tra­j­ti­mi i atd­heut si plaçkë. Të vetëdi­jë­suar për paso­jat e aleancës së dëmshme mes poli­tikës, oli­gark­isë, medias dhe krim­it të orga­nizuar.

Janë qyte­tarë që beso­jnë se Shqipëria meri­ton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë din­jitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë.

Çdo ditë që kalon e for­con bind­jen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspi­ratë, por një kapit­ull i pash­mang­shëm që duhet përqa­fuar. Ky është një moment që kërkon reflek­tim të thel­lë, urtësi dhe përgjegjësi. #Shqipëri­ameri­ton­mëshumë”, shkroi dje në rrjetet sociale, ish-min­istri i Jashtëm, Dit­mir Bushati.

Reag­i­mi i Ilir Zelës

“Social­istët duhet të gje­jnë një rrugë tjetër! Jo më pushtet pa llog­a­rid­hënie! Jo më ekono­mi të dorëzuar tek monopo­let! Jo më par­ti pa debat, pa zgjed­hje të brend­shme, pa konkur­rencë!

Jo më zyr­tarë sub­jek­te të drejtë­sisë! Jo më pushtet total që kor­rup­ton tërë­sisht! Social­istët duhet të gje­jnë një rrugë tjetër! E dinë rrugën në fakt, mjafton t’i rik­the­hen më të mirës së tyre!”, shkru­an ish-deputeti social­ist, Ilir Zela në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading