“Nuk është faj vetëm i atyre që janë në pushtet!” Vajza e Azem Hajdarit e emocionuar nga protesta: Opozita kishte në dorë shumë gjëra por nuk i bëri (REAGIMI-VIDEO)

Vajza e Azem Haj­dar­it, Rud­i­na ka reaguar e emo­cionuar për prote­s­tat që po zhvil­lo­hen në Tiranë kundër inves­timeve amerikane në vend, ndër­sa thek­son se fajin në këtë mes nuk e kanë vetëm per­son­at që qev­erisin vendin.

“Të fshi­jmë lotët e të bëjmë çka është e mundur për të për­shkru­ar më tej këtë bete­jë të mad­he. Bete­ja që po bëjmë bashkë është bete­ja me atë të keqe që e ka kapur vendin para shumë shumë vitesh.

Nuk është faj vetëm i atyre që sot janë në pushtet, por gjithash­tu është faj i atyre që na lanë pa shpresë.

Është faj i atyre që opozi­ta kishte shumë e më shumë gjëra në dorë për të bërë e për të frymëzuar por nuk e bëri. Ja ku jemi” shpre­het Rud­i­na Haj­dari në një video të pub­likuar në rrjetin e saj social në Insta­gram.

Duke thek­suar se ky është momen­ti që shqip­tarët janë bërë bashkë duke protes­tu­ar për një Shqipëri ndryshe, Rud­i­na Haj­dari tha se më shumë se kur­rë njerëz­it duhet të jenë së bashku.

Fjala e Rud­i­na Haj­dar­it: Të gjithë këtë rrugë po e bëj me disa ndjen­ja që më bën të men­doj se nuk jam e vet­m­ja me këtë për­je­tim ndjen­jash.

Nëse unë derdh lot sa herë që shikoj ata njerëz që mblid­hen në protestë, imagji­noj se sa shumë njerëz të tjerë si unë derd­hin po aq shumë lot në sy, me dëshirën, me bes­imin se diç­ka më e mirë do të bëhet për këtë vend.

Unë jam një nga ata njerëz që gjith­monë e ka dashur atë vend e do ta dojë deri në ditën e saj të fun­dit. Por sot Shqipëria është vend që na bën të gjithëve kre­narë. Më shumë sesa kur­rë e ndiejmë se duhet të jemi të afërt me të. Të mbled­him for­cat, të jemi të fortë.

Të fshi­jmë lotët e të bëjmë çka është e mundur për të për­shkru­ar më tej këtë bete­jë të mad­he. Bete­ja që po bëjmë bashkë është bete­ja me atë të keqe që e ka kapur vendin para shumë shumë vitesh.

Nuk është faj vetëm i atyre që sot janë në pushtet, por gjithash­tu është faj i atyre që na lanë pa shpresë.

Është faj i atyre që opozi­ta kishte shumë e më shumë gjëra në dorë për të bërë e për të frymëzuar por nuk e bëri. Ja ku jemi, unë ndi­hem e mërz­i­tur për fak­tin që nuk jam aty por do të jem shumë shpe­jt.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading