“Qytetarët po kërkojnë të gjejnë veten në një alternativë politike”/ Reagon Softa: Revoltë e nisur nga pakënaqësitë…

I ftu­ar ne nje stu­dio tele­vizive inx­hinieri Eri­on Sof­ta komen­toi zhvil­limet e fun­dit që kanë tërhe­qur vëmend­jen e opin­ion­it pub­lik, duke argu­men­tu­ar se një revoltë e nisur nga pakë­naqësitë e qyte­tarëve po shfaq shen­ja të qar­ta të orga­nizim­it poli­tik.

Sipas Soft­ës, ajo që fil­lim­isht u per­cep­tua si një reag­im ndaj një prob­le­mi konkret dhe një kon­flik­ti të izolu­ar, po evolu­on në një struk­turë ku qyte­tarët po kërko­jnë të gje­jnë për­faqësim dhe zgjid­hje për shqetësimet e tyre.

“Gjith­monë jemi në vëmend­je për të parë nëse është kjo zgjid­h­ja e duhur, pra do t’i japë kjo zgjid­hje prob­le­meve tona.”-tha ai.

Sof­ta vlerë­soi se intere­si i qyte­tarëve tash­më nuk lid­het vetëm me protestën apo pakë­naqës­inë e momen­tit, por me aftës­inë e kësaj lëviz­je­je për t’u kthy­er në një alter­na­tivë të orga­nizuar.

Ai tha se po bëhet gjith­n­jë e më e duk­shme nevo­ja për një lin­jë të qartë poli­tike, ku indi­vidë të ndryshëm të mund të gje­jnë hapësirë dhe për­faqësim.

“Ndonëse nisi si një moment revolte për një detaj, për një kon­flikt midis një qyte­tari të zvar­rit­ur, sot pres­im të shohim gjith­monë e më tepër një lin­jë të qartë poli­tike që të gjithë të gje­jnë veten bren­da kësaj struk­ture dhe më pas të përk­the­het në vull­net politik.”-shtoi Sof­ta.

Sipas tij, zhvil­limet e fun­dit tre­go­jnë se lëviz­ja po kalon nga faza e reagim­it qyte­tar drejt një orga­niz­i­mi më të struk­tu­ru­ar, me syn­imin për t’u shndër­ru­ar në një fak­tor poli­tik që kërkon të japë përgjig­je për prob­lemet e ngrit­u­ra nga qyte­tarët.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading