“Shteti në gjumë”/ Flet eksperti: Po tjetërsohen pronat publike, zonat e mbrojtura me pronar privat

Nuk mund të vihet para fak­tit të kry­er siç mund të vihet një banor, një njeri, një aktivist, një orga­ni­za­të, që nuk ka asnjë lloj infor­ma­cioni, nuk ka asnjë lloj pushteti mbi zba­timin e ligjit si të thuash, përveçse të kërko­jë infor­ma­cion.

Shiko, gjërat fil­lo­jnë nga toka. Pra, së pari kryem­i­nistri të na sqaro­jë se si ka ndod­hur ky tjetër­sim masiv i tokës nga tokë pub­like që u bë në tokë pri­vate gjatë gjithë këtyre viteve.

Nuk ka rëndësi nëse ka ndod­hur para 1 viti apo para 25 vitesh. Por të sqaro­het pro­ce­du­ra. E dyta, nëse është një tokë me kon­flikt pronësie, ne i bie që tak­sapague­sit të pagua­jnë dyfish. Pra, një herë të pagua­jmë si të thuash të heqim nga inven­tari i tokave një sasi toke jashtëza­kon­isht të mad­he.

Së dyti nëse pronari si të thuash de fak­to në këtë kon­flikt gjyqë­sor siç thuhet që ekzis­ton, është një komu­nitet apo një grup i cak­tu­ar banorësh, atëherë shteti do t’ua kom­pen­so­jë po me lekët e tak­sapaguesve.

Kësh­tu që është bar­rë e dyfishtë për ne, për kon­suma­torët, për tak­sapague­sit e Shqipërisë. Kësh­tu që pse ta fil­lo­jë atë qartësimin pikër­isht nga kjo.

Pra, pse ka fje­tur gjumë shteti, në një pro­ces tjetër­si­mi masiv të tokave, sepse nuk është vetëm këtu tash­më, po flitet për zona të tjera, po flitet për zonën e Pishë Poros, po flitet për Velipo­jën.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading