Tatimet fshijnë edhe 215 milionë euro detyrime, përfitojnë 25 mijë tatimpagues

Admin­is­tra­ta Tati­more vijon me përm­byll­jen e pro­ce­sit të fshir­jes së gjobave tati­more të biz­ne­seve të cilët nuk kishin kusht pagesën e detyrimeve.

Në kuadër të ligjit për ‘fshir­jen dhe shuar­jen e detyrimeve’, admin­is­tra­ta tati­more thotë se janë fshirë 215 mil­ionë euro dhe deri tani kanë për­fi­tu­ar 25,005 tatim­pagues.

Admin­is­tra­ta tati­more u riku­j­ton gjithash­tu tatim­paguesve se 30 Qer­shori 2026 është afati i fun­dit për pagesën e detyrim­it të nevo­jshëm për të për­fi­tu­ar nga fshir­ja e 50% të prin­ci­palit, ash­tu edhe për dorëz­imin e deklaratave të padorëzuara deri më 31.12.2024, për të për­fi­tu­ar nga fshir­ja e gjobave për mos­deklarim në afat.

“Vazh­don pro­ce­si i fal­jes pa kusht të detyrimeve tati­more të papaguara deri ne 31.12.2014.

215 mil­ionë euro detyrime tati­more të papaguara janë fshirë/shuar automatik­isht për 25,005 tatim­pagues që kanë për­fi­tu­ar nga pro­ce­si i fal­jes pa kusht, sipas për­cak­timeve të ligjit.

Kuj­to­jmë se 30 Qer­shor 2026 është afati i fun­dit për: pagesën e detyrim­it të nevo­jshëm për të për­fi­tu­ar nga fshir­ja e 50% të prin­ci­palit”, thuhet në njof­tim.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading