Euro rekord të ri negativ, këtë muaj është zhvlerësuar 4% krahasuar me vjet

Euro në rënie, Ban­ka e Shqipërisë shton ndërhyr­jet në treg, rrit synimet për bler­je valute gjatë vitit 2026


Euro e ka nisur javën me rënie, duke bërë që vlera e saj për­bal­lë lekut të regjistro­jë një tjetër reko­rd neg­a­tiv. Sipas kur­sit zyr­tar të Bankës së Shqipërisë një euro sot u këm­bye me mesa­tar­isht 94.3 lekë.

Një qyte­tar që sot ka këm­by­er 100 euro ka mar­rë nga pika e këm­bim­it vetëm 9,400 lekë, ndër­sa një qyte­tar që ven­dosi të blinte 100 euro ka paguar 9.460 lekë.

Këto vlera janë 4% më të ulta se në qer­shorin e vitit të kalu­ar.

Rënia e euro është thel­lu­ar edhe më shumë me afrim­in e pikut të sezonit veror, dhe sit­u­a­ta pritet të rën­do­het edhe më tej, për shkak të fluk­sit të lartë të val­utës që hyn në vendin tonë.

Sipas Bankës veç tur­izmit ndikim në zhvlerësimin e euros po japin edhe inves­timet e hua­ja dhe remi­tan­cat, por sipas ekspertëve dhe opoz­itës rol kyç në këtë çësht­je ka pastri­mi i par­ave.

Ky dobësim i euros për­bal­lë lekut, vijon të godasë eksportue­sit, famil­jet që mba­hen me dërge­sat e emi­grantëve dhe ata që i kanë të ard­hu­rat në val­utë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading