Njerëzit e Valon Ademit bllokojnë njerëzit e Behgjet Pacollit në Aeroportin e Vlorës, biznesmeni “shpërthen” ndaj shtetit shqiptar: Çfarë na duheni kur kompanitë private shpallin veten mbi ligjin?

Me sa duket, për­plas­jet në Aero­portin e Vlorës nuk kanë të ndalur. Pas bllokim­it të portës krye­sore të aero­por­tit nga kamionë të kom­panisë 2A Group, duke pen­guar hyr­jen e nënkon­trak­torëve të MABCO‑s, ka ard­hur edhe reag­i­mi i biz­nes­menit Behg­jet Pacol­li.

Përmes një reag­i­mi pub­lik, Pacol­li ka ngrit­ur shqetësimin për sit­u­atën e kri­juar në kantierin e Aero­por­tit të Vlorës, duke e cilë­suar të papranueshme bllokimin e një aktiviteti të ligjshëm dhe pengimin e zba­tim­it të vendimeve gjyqë­sore.

Ai thek­son se ngjar­jet e fun­dit nuk për­bëjnë më thjesht një kon­flikt biz­ne­si, por prekin drejt­për­drejt funk­sion­imin e shtetit ligjor.

“Nëse secili në këtë vend mund të mar­rë disa roje pri­vate, të blloko­jë hyr­je-dal­jet, të pen­go­jë zba­timin e vendimeve gjyqë­sore dhe të impono­jë vull­netin e tij me for­cë, atëherë a jeto­jmë në Repub­likën e Shqipërisë apo në Repub­likën e Rojeve Pri­vate?”, shkru­an ai ndër të tjera, duke shtu­ar më tej se prej mua­jsh kom­pa­nia e tij po për­bal­let me penge­sa të vazh­dueshme, bllokime të punimeve dhe dëm­time të pronës, ndër­sa kërkon që insti­tu­cionet përgjegjëse të reago­jnë dhe të garan­to­jnë zba­timin e lig­jeve.

“Kjo nuk është më një çësht­je vetëm e Mabco‑s apo e 2A-së. Kjo është një çësht­je që prek çdo qyte­tar. Kush i zba­ton lig­jet në këtë vend? Ligjin për shoqëritë tregtare? Vendimet e Gjykatës së Lartë? Apo rojet pri­vate?”, ngre pyet­jet ndër të tjera biz­nes­meni Pacolli.Reagimi i Behg­jet Pacol­li:

Gru­pet krim­i­nale prapë kanë bllokuar aksesin në Aero­portin e Vlorës, ku Mab­co ka inves­tu­ar mbi 310 mil­ionë euro!

A është KRIM blloki­mi i një aktiviteti të ligjshëm me roje pri­vate, mjete të rën­da dhe vetëgjyqësi?

Nëse po, pse nuk po vepron askush?

Nëse secili në këtë vend mund të mar­rë disa roje pri­vate, të blloko­jë hyr­je-dal­jet, të pen­go­jë zba­timin e vendimeve gjyqë­sore dhe të impono­jë vull­netin e tij me for­cë, atëherë a jeto­jmë në Repub­likën e Shqipërisë apo në Repub­likën e Rojeve Pri­vate?

Çfarë roli kanë rojet pri­vate në këtë vend?

Si është e mundur që një kom­pani pri­vate të ven­dosë se kush hyn dhe kush nuk hyn në një kantier, pavarë­sisht vendimeve të Asam­blesë së Ortakëve, pavarë­sisht vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe pavarë­sisht kërke­save të insti­tu­cion­eve shtetërore?

Si është e mundur që një kom­pani sig­urie pri­vate të blloko­jë fizik­isht hyr­jen në një aset strategjik kom­bë­tar dhe askush të mos mba­jë përgjegjësi?

Nëse çdo kom­pani në Shqipëri mund të mar­rë disa roje pri­vate, të ven­dosë kamionë në hyr­je dhe të shpal­lë veten mbi ligjin, atëherë:

• Për çfarë na duhen gjykatat?

• Për çfarë na duhen insti­tu­cionet?

• Për çfarë na duhet shteti?

Sot nuk po disku­to­jmë më për një kon­flikt biznesi.Sot po disku­to­jmë për ekzis­tencën e shtetit ligjor. Sot është vënë në pikëpyet­je autoriteti i shtetit. Sot shtro­het pyet­ja themelore: a zba­to­hen vendimet e Gjykatës së Lartë në Repub­likën e Shqipërisë apo jo?

Sepse, nëse një vendim i for­mës së pre­rë i Gjykatës mund të blloko­het nga një grup njerëzish me kamionë dhe roje pri­vate, atëherë prob­le­mi nuk është më Aero­por­ti i Vlorës.

Prob­le­mi është vetë shteti ligjor.

Prej mua­jsh, Mab­co po për­bal­let me penge­sa të vazh­dueshme dhe të papranueshme. Prej javësh po shohim van­dal­izëm, bllokime, dëm­time të pronës dhe pengim të punimeve.

Sot po shohim mosz­ba­tim të hapur të ligjit para syve të të gjithëve, si dhe priv­im të së drejtës për veprim dhe lëviz­je.

Ku janë insti­tu­cionet që duhet t’u japin përgjig­je qyte­tarëve?

Kjo nuk është më një çësht­je vetëm e Mabco‑s apo e 2A-së.

Kjo është një çësht­je që prek çdo qyte­tar.

Kush i zba­ton lig­jet në këtë vend?

Ligjin për shoqëritë tregtare?

Vendimet e Gjykatës së Lartë?

Apo rojet pri­vate?

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading