Sërish tensione në Aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit

Sër­ish ten­sione në Aero­portin e Vlorës, ‘2A Group’ e Val­on Ademit bllokon hyr­jen për punon­jësit e Pacol­lit


Mëng­jesin e kësaj të marte, sit­u­a­ta është ten­sionuar sër­ish në hyr­je të kantier­it, ku kamionë të kom­panisë 2A Group kanë bllokuar portën krye­sore, duke pen­guar hyr­jen e nënkon­trak­torëve të kom­panisë MABCO.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, qël­li­mi ka qenë mosle­ji­mi i vijim­it të punimeve nga gru­pet e kon­trak­tu­ara prej MABCO‑s.

Në momentet e para të për­plas­jes, disa prej nënkon­trak­torëve të MABCO‑s kanë arrit­ur të futen me for­cë në ambi­en­tet e kantier­it, por më pas hyr­ja është mbyl­lur sër­ish dhe aktu­al­isht vijon të mba­het e bllokuar nga dy kamionë të ven­do­sur në portën krye­sore.

Sit­u­a­ta mbetet e ten­sionuar, ndër­sa kon­flik­ti mes palëve vijon të ndiko­jë drejt­për­drejt në ecur­inë e punimeve për aero­portin.

Sipas rapor­timeve të mëng­je­sit, hyr­ja në kantier është bllokuar me kamionë dhe për­plas­jet lid­hen me mos­mar­rëvesh­jen e vazh­dueshme mes MABCO‑s dhe 2A Group për admin­istrim­in dhe vijimin e punimeve në aero­port.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading