‘Qëndrojmë deri në rrëzim’/ Sot protesta e 24, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Do të mba­het sot në orën 19:00 protes­ta e 24-të masive para Kryem­i­nistrisë, ku qyte­tarë do të ven­dosen sër­ish para god­inës qever­itare ku do të kërko­jnë largimin e qev­erisë dhe dorëhe­q­jen e pa nego­ci­ueshme të kryem­i­nistrit Edi Rama.

Protes­ta kon­sidero­het si kul­mi i mobi­lizim­it qyte­tar pas mbi tri javësh demon­stra­ta të pandër­pre­ra.

Revol­ta ka tejkalu­ar tash­më kauzën fillestare dhe është shndër­ru­ar në një lëviz­je më të gjerë kundër kor­rup­sion­it, keqqev­eris­jes, mungesës së llog­a­rid­hënies dhe largim­it masiv të të rin­jve nga ven­di.

Pjesë­mar­r­ja e dias­porës është një tregues se pakë­naqësia ndaj qev­erisë nuk kufi­zo­het vetëm bren­da ter­ri­torit të Shqipërisë.

Tubi­mi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skën­der­bej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryem­i­nistrisë.

Dita e 23-të e protes­tave antiqever­itare shi­het si një provë e rëndë­sishme për vazhdimës­inë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mba­j­tur në qendër të vëmend­jes zhvil­limet poli­tike në vend.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading