“S’të kam thënë të dua”, Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

Një nga për­ball­jet më të for­ta në Post Fer­ma VIP ishte ajo mes Vanesës dhe Indrit, të cilët sqaru­an pub­lik­isht raportin e tyre pas për­fundim­it të spek­tak­lit.

Vane­sa u shpreh e zhgën­jy­er nga sjell­ja e Indrit pas dal­jes nga fer­ma, duke deklaru­ar se kishte inves­tu­ar mak­si­mal­isht në mar­rëd­hënien e tyre, ndër­sa sipas saj ai e har­roi gjithç­ka sapo ajo u eliminua.Nga ana tjetër, Indri mohoi se kishte lua­j­tur me ndjen­jat e saj dhe këm­bën­guli se çdo gjë që kishte thënë bren­da fer­mës ishte e sinqertë.Indri pra­noi se kishte gabuar me mënyrën se si kishte vepru­ar pas largim­it të Vanesës, por mohoi që Kle­visa të kishte qenë arsye­ja e kris­jes së rapor­tit të tyre.Pjesë nga bise­da:

Flo­ri­an Agal­liu: Pasi u elim­i­nove, si e le marrëdhënien?Vanesa: Ne ishim shumë, shumë mirë. Përg­jatë gjithë javës së fun­dit unë i jam dhënë 150% Indrit dhe deri në ditën e fun­dit mer­aku im ka qenë si ishte ai. Kur kam dalë, kam lënë amanet rro­bat dhe fizikën e Indrit. Pesë min­u­ta që dola, pas­taj ishte kësh­tu si një pluhur, u har­rua çdo gjë që kishte ndod­hur këtu bren­da.

Flo­ri­an Agal­liu: Ju keni komu­nikuar gjatë kësaj kohe që keni qenë jashtë?Vanesa: Kemi pasur një bisedë te after par­ty. Një bisedë shumë të shkurtër, pesë min­u­ta. Në ato pesë min­u­ta vërte­to­va edhe njëherë atë që kisha kri­juar, ishte shumë i fto­htë në logjikën, në atë që thoshte. Kup­to­va që s’kishte pasur pikë ndjen­je.

Indri: Unë e kup­toj Vanesën, më vjen shumë keq. Unë të gjitha gjërat që t’i kam thënë ty, i kam thënë se i kam ndjerë vërtet. Nuk ka qenë strategji.

Vane­sa: Ka qenë.

Indri: Unë nuk e kam fuqinë të të bëj ty të më besosh. Por unë po ta them në sy, letrën e kam shkru­ar unë me vull­netin tim.

Vane­sa: Bra­vo, urime.

Indri: Unë kam pasur vërtet një pëlqim të madh për ty që në ditën 1, 2. Më ke pëlqy­er shumë për vajzën që je, për artis­ten që je, për shpirtin e pastër që men­doj se e ke. Ndod­hi çfarë ndod­hi… Ti je vik­timë e atij prob­le­mi që unë kam pasur, e atij momen­ti. Unë shumë, shumë herë të kam thënë ta mar­rim me qetësi, hap pas hapi. Ti s’e ke mar­rë me qetësi.Vanesa: Më thuaj kur s’e kam mar­rë unë me qetësi?

Indri: Kemi pasur një dis­niv­el.

Vane­sa: Pse s’ma ke thënë bren­da, por prite të dil­ja jashtë?

Indri: Në momentin që ti më thua “të dua”, “jam e përf­shirë”… në momentin që unë s’të përgjig­jem “të dua”, por them ta mar­rim me qetësi…

Vane­sa: Jo, s’ma ke thënë.

Indri: Ka qenë një mar­rëd­hënie njo­hje­je.

Vane­sa: Nëse të pyesin: “Vane­sa Sono çfarë e ke pasur?”, çfarë do thuash ti? Do thuash e kam pasur shoqe? Çfarë kemi qenë ne të dy?Indri: Të dashur s’kemi qenë. Ajo që të kam dhënë unë ty ka qenë kom­plet prej shpir­tit tim, të tëra momentet e buku­ra.

Vane­sa: Ke dalë dhe ke thënë s’kam qenë i dashu­ru­ar. Si ke dhënë dashuri kur s’ke qenë i dashu­ru­ar?

Indri: Po, faji im është që s’kam rënë në dashuri me ty, o Vane­sa?

Vane­sa: Pika jote e fortë në lojë ishin mar­rëd­hëni­et roman­tike. Dhe the: “Mar­rëd­hë­nia roman­tike iku, çfarë të bëj unë tani?”. Po prit se kjo vajza, Kle­visa, erd­hi, ja ta shtyj deri në finale.

Indri: Kle­visa s’ka lid­hje me ndar­jen tonë. Bëra gabim, shumë gabim që shpre­ha diç­ka të sin­qertë për Kle­visën.

Vane­sa: Mua gjë­ja që më bez­disi më tepër se ndër­pre­r­ja e mar­rëd­hënies është, nga ana njerë­zore, një seri gjërash që ti bëre. Vjen Kle­visa, pas pesë min­u­tash që unë isha larguar, shkon merr Kle­visën, har­rove dhe pater­icën. Mad­je, në një moment the: “Shpë­to­va nga ske­mat”. Nga cilat ske­ma?

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading