Kryeministri ironizon Shpend Gashin: Kuvlia e bufit shtiret si flamingo; Gazetari i “përvishet” keq: O Rame shpendët ta kanë sjellë pas qafe ty (PËRPLASJA)

Kryem­i­nistri Edi Rama pas­diten e sotme ka pos­tu­ar video nga momentet e pod­castit të gaze­tar­it Shpend Gashi, të cilin e ka ironizuar duke e e cilë­suar si një buf që shtiret si flamin­go.

“Kur del nga kuvlia e Bufit dhe shtiresh si flamin­go në një teatër maskash…”shkruan Rama për­bri videos së pub­likuar në Face­book-un e tij pas­diten e kësaj të enjte.

Pos­ti­mi i kryem­i­nistrit Edi Rama:

Mirëpo përgjig­ja e ash­për e Gashit nuk ka vonuar, pas afro gjys­më ore nga video e pub­likuar në faqen zyrtare të kryem­i­nistrit, gaze­tari ka reaguar men­jëherë.

“E di që e ke fik­sim emrin tim se shpendët ta kanë sjel­lë çik pas qafe ty. Nuk ke faj se je njeri i trau­ma­tizuar. Kur të ikësh nga pushteti do mer­rem ekskluzivisht me trau­mat e tua të fëmi­jërisë” shpre­het gashi.

Ndër­sa për­bri videos Gashi shkru­an me ironi: Lek­sion për Ramën (KM jo atij që e thër­ras unë) O Rame e ke kom­pleks emrin Shpend, e di vetë ti pse…

Tani për të të ndriçuar i çnderu­ar: Bufi është kaf­shë fis­nike dhe sim­bol i urtë­sisë në totem, gjithash­tu  mirëm­ban eko­sis­temet nga krim­bat si ti dhe paraz­itët që ke ti në ushtrinë e idiotëve që të ndjekin… Po ti s’ke se si ta dish se lib­rin e vetëm që ke shkru­ar, ta ka shkru­ar i ndjeri dhe ke 20 faqe një fjali. O Rame ma gjej dal­lim­in mes ora­torit dhe gojor­sit si ti?!

Për­plas­ja mes kryem­i­nistrit dhe gaze­tar­it Gashit vjen vetëm pak ditë pas debatit vir­tu­al të zhvil­lu­ar mes Edi Ramës dhe Dri­tan Gox­ha­jt.

Ash­tu si ç rapor­toi newsbomb.al, që prej mbrëm­jes  të së hënës, pas lexim­it të kërke­save të protestuesve nga ish-luftë­tari i UÇK-së, Dri­tan Gox­haj debati pub­lik është zhven­do­sur përtej protestës dhe është përqen­dru­ar te figu­ra e tij.

Kryem­i­nistri Edi Rama reagoi men­jëherë pas fjalës së Gox­ha­jt, duke e cilë­suar atë si “zëd­hënës të intere­save të Iran­it”, refer­u­ar qën­drimeve që ish-luftë­tari i UÇK-së ka mba­j­tur gjatë mua­jve të fun­dit në lid­hje me zhvil­limet dhe ten­sionet në Lind­jen e Mesme.

Polemikat vijuan edhe gjatë ditës së sotme, kur vetë kreu i qev­erisë pub­likoi një doku­ment që sipas ti i kishte mbër­rit­ur. Doku­men­ti daton në vitin 1999 dhe është një njof­tim i lëshuar në emër të “Koman­dant Plakut”, i vulo­sur nga Qev­e­ria e Përkohshme e Kosovës.

Në përm­ba­jt­jen e tij pre­tendo­het se Dri­tan Gox­haj “me mend­je­mad­hësi” kishte refuzuar të mer­rte pjesë në luftën për çlir­im­in e Kosovës.

Pos­ti­mi i gaze­tar­it Shpend Gashi:

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading