“Kullat po ngrihen me paratë e drogës”/ “Albanian Files”, ish-zv.ministrja e PS ‘shpërthen’ kundër Ramës: Celebrim i…

Ish-zëvendës­min­istr­ja e qev­erisë së Par­tisë Social­iste, Ire­na Beqi­raj, ka lëshuar një lumë akuzash të rën­da në adresë të kryem­i­nistrit Edi Rama, duke anal­izuar lib­rin “The Alban­ian Files”.

Përmes një anal­ize të mpre­htë, Beqi­raj e zhvesh këtë libër nga petku i “suk­sesit”, duke e cilë­suar si një dësh­mi të një qas­je­je prej “Peran­dori Romak”. Sipas saj, arkitek­tu­ra po për­doret nga Rama si një mjet estetik për të fshe­hur mungesën e zhvil­lim­it real dhe për të mba­j­tur sta­tus quo-në, ndër­sa investi­torët që jetë­so­jnë këtë vizion përzgjid­hen pa garë dhe mes tyre nuk mungo­jnë pas­true­sit e par­ave të pista të drogës, fakt ky i zbu­lu­ar edhe nga dos­jet e SPAK.

Beqi­raj bën një para­lele his­torike me peran­dorët romakë dhe monarkët autokratikë, duke kuj­tu­ar fjalët e fun­dit të Neronit: “Çfarë artisti po hum­bet bota me mua”. Sipas saj, prir­ja e Ramës për shkëlqim peran­do­rak nuk e bën atë një peran­dor, por një admin­is­tra­tor të përkohshëm që ka har­ru­ar se për kë shër­ben.

“Alban­ian Files, lib­ri që Kryem­i­nistri Rama tun­di për­para gazetares së CNN-it si provë e zhvil­lim­it, është një përm­bled­hje e rrë­fimeve të arkitek­tëve më të mirë të botës të zgjed­hur pa garë nga Kryem­i­nistri.

Të paguar sa kanë kërkuar nga investi­torë të cilët po ash­tu kanë për­fi­tu­ar tokë pub­like, lehtësi admin­is­tra­tive dhe fiskale pa garë po sër­ish nga Kryem­i­nistri… Ai libër nuk është gjë tjetër veçse cele­bri­mi i pushtetit të supozuar të një njeriu, më shumë sesa tregues i zhvil­lim­it të ven­dit.

Ndërko­hë, sipas het­imeve dhe dos­jeve të pub­likuara të SPAK, del se tek investi­torët që Kryem­i­nistri zgjid­hte për të jetë­suar vizion­in e tij nuk mungo­nin pas­true­sit e par­ave të pista të drogës.

Ky fluks parash ka rrit­ur ofer­tën mon­etare 2.5 herë më shpe­jt se rrit­ja ekonomike, duke kri­juar një ndjen­jë të rreme sta­biliteti përmes rrit­jes së çmimeve të ndërte­save në vend të ekonomisë reale”, u shpreh ajo.

Në mbyll­je të reagim­it të saj që ka ngrit­ur peshë rrjetin, ish-zyr­tar­ja e lartë, nuk i kursen epitete tejet të rën­da për kre­un e ekzeku­tiv­it, duke e cilë­suar atë jashtë kornizave të një udhëhe­qësi apo patri­oti.

“Kryem­i­nistri ynë i zhurmshëm, impul­siv, i pamatur… vështirë se meri­ton tit­ullin poli­tikan, patri­ot, apo edhe udhëhe­qës.

Ai është një gang­ster që luan shpë­tim­tarin, i cili ka ven­do­sur të jetë­so­jë emrin e tij metë god­i­nat e lar­ta të ndër­tu­ara me paratë e drogës, (për disa edhe të buku­ra) por me dëme të pariku­pe­rueshme ekonomike edhe psikologjike për shoqërinë tonë”, tha Beqi­raj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading