Dita e 25-të e revoltës qytetare, protestuesit mblidhen në zemër të kryeqytetit

Protes­ta qytetare ka hyrë sot në ditën e saj të 25-të, ndër­sa qin­dra protestues janë mbled­hur në qendër të krye­qytetit për të vijuar mobi­liz­imin kundër qev­erisë së kryem­i­nistrit Edi Rama.

Pas grum­bul­lim­it në shesh, protestue­sit pritet të nisin marshimin drejt god­inës së Kryem­i­nistrisë, ku do të zhvil­lo­het edhe tubi­mi krye­sor i mbrëm­jes.

Sipas orga­ni­za­torëve, protes­ta do të vijo­jë me fjal­ime, thirrje dhe marshime në rrugët krye­sore të Tiranës. Kërke­sa krye­sore mbetet dorëhe­q­ja e kryem­i­nistrit dhe ndryshi­mi i kur­sit poli­tik të ven­dit, ndër­sa pjesë­mar­rësit kanë deklaru­ar se nuk do të tërhiqen deri në real­iz­imin e objek­ti­vave të tyre.

Një ditë më parë, në protestën e 24‑t, protestue­sit zhvil­lu­an marshim në disa zona të krye­qytetit, duke u ndalur para insti­tu­cion­eve shtetërore dhe duke përsërit­ur kërke­sat e tyre. Orga­ni­za­torët kanë bërë thirrje për pjesë­mar­rje sa më të gjerë edhe në protestën e sotme, e cila kon­sidero­het një nga më të rëndë­sish­met që prej nis­jes së lëviz­jes qytetare.

Ndërko­hë, for­ca të shum­ta poli­cie janë angazhuar për mbarë­va­jt­jen e tubim­it dhe menax­himin e qarkul­lim­it në zonat ku do të kalo­jë marshi­mi i protestuesve.

Protes­ta pritet të kul­mo­jë para Kryem­i­nistrisë, ku qyte­tarët do të shpre­hin sër­ish pakë­naqësitë e tyre ndaj qev­erisë

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading