Bizneset përballë faturës së re, taksa e pronës drejt rritjes

Drafti i ri për tak­sën e pasurive të palu­a­jt­shme pritet të rrisë deri në 25% detyrim­in e tak­sës së ndërtesës edhe për objek­tet që për­doren për qël­lime treg­tarë.

Në draftin e ri “Për tak­sën e Pasurive të Palu­a­jt­shme”, Min­is­tria e Finan­cave propo­zon rrit­je të shkallës së tak­sës ndërtesës për objek­tet që për­doren për qël­lim treg­tar, por edhe propo­zon ndryshim të metodologjisë për llog­a­r­it­jen e detyrim­it.

Aktu­al­isht për ndërte­sat që për­doren për qël­lim treg­tar shkalla e tak­sës është 0,2% e vlerës së dyqan­it. For­mu­la e llog­a­r­it­jes së vlerës së tak­sës së ndërtesës ku zhvil­lo­het aktiviteti ekonomik, parashikon që tak­sa është 0,2% e vlerës së dyqan­it, ndër­sa vlera e dyqan­it në Tiranë llog­a­ritet sa dyfishi i çmim­it fiskal për metër katror të aparta­menteve.

Për qytetet e tjera, çmi­mi i vlerës së dyqan­eve është 1,5 herë më shumë se çmi­mi për metër katror i aparta­menteve.

Për biz­ne­set e rretheve niveli i tak­sës së ndërtesës nuk ndryshon, pasi nuk kanë ndryshuar çmimet e ref­er­encës, mbi bazën e të cilës llog­a­ritet vlera e ndërtesës.

Konkretisht nëse një pronar dyqani me sipër­faqe 100 metër katror me vend­ndod­hje në zonën kadas­trale 1/1 që në ter­ren përf­shin zonat, si: Kine­ma “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit; 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Auto­trak­torët, fshati Shkozë, LanaBre­gas, Linzë, Sauk) ku çmi­mi i ref­er­encës së aparta­menteve të mirat­u­ara në 2023 është 102,800 lekë për metër katror paguan në vit 41,120 lekë detyrim për tak­sën e ndërtesës.

102,800 lekë/m2 (çmi­mi fiskal) x2 = 205,600 lekë (çmi­mi i ref­er­encës 100 m² = 20,560,000 lekë vlera e dyqanitx0.2% (shkalla e tak­sës) = 41,120 lekë detyri­mi vje­tor.

Kra­ha­suar me çmimet e ref­er­encës së vitit 2018 detyri­mi vje­tor për tak­sën e ndërtesës për këtë pronar u rrit 2,040 lekë në vit apo 5% më tepër.

Me pro­jek­tligjin e ri propo­zo­het rrit­je të shkallës së tak­sim­it për ndërte­sat me qël­lim treg­tar nga 0.2% që është aktu­al­isht në inter­valet 0.15% deri në 0.25%. Shkalla e tak­sës propo­zo­het me rrit­je deri 25% nga sa është aktu­al­isht.

Por vlera e pronës në këtë rast dyqan­it nuk do të llog­a­ritet më me dyfishin e çmimeve të ref­er­encës. Bazë për llog­a­r­it­jen e tak­sës do të mer­ret vlera e pronës që për­doret për aktivitet treg­tar, por sipas çmimeve mesa­tarë për dyqanet do të jenë të reja të për­cak­tu­ara në hartën e vlerës së re të pron­ave. Për dyqanet çmimet mesa­tare do të jenë më të lar­ta sesa e aparta­menteve.

Konkretisht për një dyqan me vlerë 20,5 mln lekë e llog­a­r­it­ur me shkallën mak­si­male të tak­sës prej 0.25%, detyri­mi vje­tor arrin 51,140 lekë në vit apo 10,280 lekë më shumë apo 25% më tepër.

Po ash­tu për kat­e­goritë e tjera të ndërte­save përf­shirë garazhet e mbyl­lu­ra, të hapu­ra, ambi­en­tet sportive, vlera e pronës me qël­lim tak­simin do të vijo­jë të mbetet sa 50% e vlerë. Ndër­sa shkalla e tak­sës do të jetë sa nivelet e propozuara për ndërte­sat nga 0.15 deri 0.25%./Monitor

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading