Grabitën banesën dhe kërcënuan me thikë pronarët, arrestohen dy të rinj në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Dy per­sona janë arrestu­ar në Tiranë, ndër­sa një tjetër është shpal­lur në kërkim, pasi dyshohet se kanë kanosur me mjete pre­rëse banorët e një shtëpie dhe kanë gra­bitur një shumë të kon­siderueshme eurosh dhe 4 tele­fona celu­larë.

Në pran­ga kanë rënë shte­t­a­sit E. S., 20 vjeç dhe K. K., 19 vjeç, ndër­sa është shpal­lur në kërkim Xh. T., 21 vjeç.

Ngjar­ja ka ndod­hur në mes­natën e 23 qer­shorit, në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku”, ku autorët dyshohet se kanë hyrë dhe, nën kër­cën­imin e mjeteve pre­rëse, kanë mar­rë paratë dhe celu­larët.

“Final­i­zo­het opera­cioni i kod­uar “Door­bell”, për zbard­hjen e vjed­hjes me mjete pre­rëse, kry­er mes­natën e datës 23.06.2026, në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku”.

Kanosën me mjete pre­rëse, pose­due­sit e banesës, ku vod­hën një shumë të kon­siderueshme eurosh dhe 4 celu­larë, vihen në pran­ga 2 shte­tas.

Iden­ti­fiko­het dhe bashkëpunë­tori i tyre. Puno­het për kap­jen e tij.

Sekue­stro­hen 900 euro dhe 4 celu­larë, dyshohet të vjed­hu­ra.

Si rezul­tat i veprimeve të shpe­j­ta dhe pro­fe­sion­ale het­i­more, të kry­era pas njof­tim­it se në banesën e 2 shte­tasve, në rrugën “Gjon Buzuku”, në mes­natë, më datë 23 qer­shor 2026, ishin vjed­hur nëpër­m­jet kanos­jes me mjete pre­rëse, një shumë parash dhe 4 celu­larë, spe­cial­istët për Het­imin e Krimeve të Komis­ari­atit të Poli­cisë Nr. 4 final­izuan opera­cionin e kod­uar “Door­bell”.

Në kuadër të opera­cionit u kapën në zonën e qua­j­tur “Alliasi”, dhe u vunë në pran­ga bashkau­torët e dyshuar, shte­t­a­sit E. S., 20 vjeç dhe K. K., 19 vjeç, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i dyshuar, shte­tasi Xh. T., 21 vjeç.

Nga hetimet e der­i­tan­ishme dyshohet se ata kanë kanosur me disa mjete pre­rëse, 2 pose­due­sit e banesës në rrugën “Gjon Buzuku”, për të vjed­hur aty, një shumë të kon­siderueshme eurosh dhe 4 celu­larë.

Puno­het për kap­jen e 21-vjeçar­it, si dhe për doku­men­timin e plotë të veprim­tarisë krim­i­nale në fushën e vjed­hjeve, në të cilën mund të jenë përf­shirë këta shte­tas.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë së Tiranës, për veprime të mëte­jshme“, thuhet në njof­timin e tyre.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading