Ekonomia rriti varësinë nga importet, prodhimi vendas humbet terren

Ekono­mia shqiptare po thel­lon ten­dencën e ori­en­tim­it drejt importeve, duke lënë pas sek­torin prod­hues dhe eksportues.

Të dhë­nat për vitin 2025 tre­go­jnë rrit­je te pabarazisë, tek­sa num­ri i biz­ne­seve që mbështeten tek importet po shto­het me ritme shumë më të shpe­j­ta se ato që eksporto­jnë, duke bërë që defici­ti treg­tar të përke­që­so­het.

Sipas të dhë­nave të sot­shme të INSTAT num­ri i ndër­mar­rjeve importuese ka arrit­ur në 15.225, duke shënuar një rrit­je me 3,3 % kra­ha­suar me vitin 2024.

Në të kundërt, ndër­mar­rjet eksportuese arritën një numër 3,809 në vitin 2025, ose 0,7 % më shumë kra­ha­suar me vitin 2024.

Ka domin­im të ndër­mar­rjeve tregtare, të cilat krye­jnë mbi 63% të vlerës së importeve, ka bërë që pesha e importeve në ekono­mi të jetë mbi­zotëruese. Aktu­al­isht, importet zënë 71,9% të shkëm­bimeve tregtare, ndër­sa eksportet mbeten në një niv­el mod­est prej 28,1%.

Ten­den­ca tre­gon se Shqipëria po hum­bet ter­ren në aftës­inë për të eksportu­ar. Në vitin 2025, eksportet e mall­rave ranë në 346 mil­iardë lekë, një ulje prej 6,1% kra­ha­suar me vitin e mëparshëm.

Kjo dinamikë ka çuar në një zgjer­im të ndjeshëm të defici­tit treg­tar. Kra­ha­suar me vitin 2021, hen­deku mes asaj që ven­di shet dhe asaj që blen jashtë është përke­që­suar me 24,8%.

Edhe pse tregu i Bashkim­it Evropi­an mbetet part­neri krye­sor, si në eksporte ash­tu edhe në importe, shifrat tre­go­jnë një tkur­rje të eksporteve drejt këtij rajoni, duke përf­shirë edhe part­ner­in krye­sor treg­tar, Ital­inë.

Anal­iza e tregut tre­gon se ekono­mia është e përqen­dru­ar në një numër të kufizuar loj­tarësh të mëd­henj, pasi mbi gjys­ma e eksporteve (53,4%) real­i­zo­het nga vetëm 50 ndër­mar­rjet më të mëd­ha. Mbi gjys­ma e importeve (51,7%) real­i­zo­het nga 100 ndër­mar­rjet më të mëd­ha.

Gjithash­tu, vihet re një varësi nga diver­si­fiki­mi i fur­n­i­torëve, ku biz­ne­set domin­uese janë ato që impor­to­jnë nga 10 ose më shumë vende të ndryshme, dukë zënë 86,4% e vlerës së importeve.

Ndërko­hë që sek­tori i “mall­rave të për­punuara” vazh­don të mba­jë peshën krye­sore të eksporteve, ai ka pësuar rënie të ndjeshme, ndër­sa eksportet e bujqë­sisë dhe makiner­ive tre­go­jnë rrit­je, megjithatë të pam­jaftueshme për të bal­an­cuar bilancin treg­tar të ven­dit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading