Shqiptarët ‘braktisin’ naftën, 45% e makinave të regjistruara për herë të parë janë elektrike

Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor bën të ditur se gjatë pesë­mu­jorit të parë të vitit janë regjistru­ar për herë të parë 4.939 mjete plotë­sisht elek­trike (All-Elec­tric), një rrit­je prej 197% kra­ha­suar me të njëjtën peri­ud­hë të vitit 2025.

Këto autom­jete për­bëjnë 45.7% të total­it të mjeteve me kilo­me­tra zero të regjistru­ara, duke shënuar një rrit­je prej 104% në raport me janar-majin e vitit të kalu­ar.

Nga ana tjetër, shti­mi i autom­jeteve elek­trike ka një ndikim të drejt­për­drejtë në mbro­jt­jen e mje­dis­it.

DPSHTRR thek­son se, për­dori­mi i këtyre mjeteve ka sjel­lë një reduk­tim prej 6.519.480 kilo­gramë diok­sid kar­boni në vit, ekuiv­a­lent me 217.316 “mushkëri ambi­en­tale” më të pas­tra.

Ndërko­hë, 82.7% e autove­tu­rave të regjistru­ara për herë të parë i përkasin kat­e­gorisë mjedis­ore Euro 5 e sipër, duke shënuar një rrit­je prej 13% kra­ha­suar me janar-majin 2025 dhe 24% më shumë se e njëj­ta peri­ud­hë e vitit 2024.

Një tjetër tregues poz­i­tiv lid­het me autom­jetet e reja Elec­tric Hybrid Plug-in. Të dhë­nat e DPSHTRR- së tre­go­jnë se 77% e autove­tu­rave me 0 kilo­me­tra të regjistru­ara gjatë kësaj peri­ud­he i përkasin kësaj kat­e­gorie, me një rrit­je prej 28.7% kra­ha­suar me pesë­mu­jorin e parë të vitit të kalu­ar.

Këto të dhë­na evi­den­to­jnë një rrit­je të kon­siderueshme të autom­jeteve elek­trike, që reflek­to­jnë një ori­en­tim të qyte­tarëve drejt autom­jeteve që shkak­to­jnë më pak ndot­je në mjedis.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading