“Jam shqiptare”/ U shpall person i padëshiruar pas pjesëmarrjes në protestë, reagon Ikballe Huduti: S’mund të fle kur..

Ikballe Hudu­ti ka reaguar pub­lik­isht pas vendim­it të autoriteteve shqiptare për ta shpal­lur per­son të padëshiru­ar në Shqipëri, me argu­mentin se pra­nia e saj për­bën rrezik për sig­ur­inë kom­bëtare.

Përmes një mesazhi drej­tu­ar drejt­për­drejt kryem­i­nistrit Edi Rama, Hudu­ti ka sqaru­ar pozi­cionin e saj, duke deklaru­ar se përf­shir­ja e saj në tubime ka ard­hur si paso­jë e padrejtë­sive që po prekë pop­ullin.

Ajo ka nën­vizuar se kauza e saj lid­het me mbro­jt­jen e intere­sit pub­lik dhe se çdo qyte­tar gëzon të drejtën legjitime për të ngrit­ur zërin.

“Unë jam shqiptare dhe ndi­hem përgjegjëse për fatin e kom­bit tim. Nuk mund të fle e qetë kur shoh prob­leme që prekin shoqërinë tonë. Besoj se njeriu vlen aq sa shqetë­so­het për hal­let e të tjerëve dhe aq sa për­piqet të kon­tribuo­jë për të mirën e për­bashkët.”, është shpre­hur ndër të tjera Hudu­ti në reag­imin e saj.

Reag­i­mi i plotë:

I nderu­ar Kryem­i­nistër Edi Rama.

Dal­ja ime në protestë nuk ka motive për­fiti­mi, por motive patri­otike dhe qytetare. Unë jam bijë e një famil­je­je shqiptare dhe kam kalu­ar shumë spro­va, padrejtësi dhe vështirësi në jetë.

Pikër­isht për këtë arsye nuk mund të hes­ht për­bal­lë padrejtë­sive që prekin pop­ullin tim.

Edhe sikur trupi im të mos jetë më një ditë, fjala dhe zëri im do të vazh­do­jnë të jenë në shër­bim të së vërtetës, drejtë­sisë dhe din­jitetit njerë­zor. Unë nuk dal në protestë nga urre­jt­ja ndaj asku­jt, por nga dashuria për pop­ullin tim dhe nga bind­ja se çdo qyte­tar ka të drejtë të ngre­jë zërin kur men­don se po ceno­het intere­si pub­lik.

Ju bëj thirrje juve dhe çdo udhëhe­qësi botëror si dhe BE që të dëgjoni zërin e qyte­tarëve të revoltu­ar. His­to­ria ka treguar se asnjë pushtet nuk është më i fortë se vull­neti i një pop­ul­li të ndërgjegjë­suar. Besoj se dia­logu, drejtësia dhe respek­ti ndaj qyte­tarëve janë rru­ga më e mirë për të shman­gur përçar­jet dhe kon­flik­tet.

Zoti është dësh­mi­tar i veprave tona. Poz­i­tat janë amanet dhe përgjegjësi. Kur pushteti për­doret me drejtësi, ai bëhet bekim; kur keqpër­doret, bëhet bar­rë për mba­jtësin e tij.

Unë jam shqiptare dhe ndi­hem përgjegjëse për fatin e kom­bit tim. Nuk mund të fle e qetë kur shoh prob­leme që prekin shoqërinë tonë. Besoj se njeriu vlen aq sa shqetë­so­het për hal­let e të tjerëve dhe aq sa për­piqet të kon­tribuo­jë për të mirën e për­bashkët.

Nuk kërkoj armiqësi me askënd. Kërkoj paqe me drejtësi, dia­log me respekt dhe një Shqipëri më të mirë për të gjithë.

As Lind­je, as Perëndim – Paqe me Drejtësi për Shqipërinë.

Me respekt: Ikballe Berisha Hudu­ti

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading