Delegacioni shqiptar i udhëhequr nga Niko Peleshi takon Atin e Shenjtë në Vatikan

Kryepar­la­men­ti Niko Peleshi, i shoqëru­ar nga një del­e­ga­cion nga Kuven­di i Shqipërisë, kanë qenë këtë të enjte në Vatikan, ku janë takuar me Atin e Shen­jtë, Papa Leon XIV.

Taki­mi ishte një moment i veçan­të që rikon­fir­moi mar­rëd­hëni­et shumë të mira ndër­m­jet Shqipërisë dhe Selisë së Shen­jtë, të mbështe­tu­ra mbi respek­tin dhe vler­at e për­bashkë­ta si edhe vlerësimin për kon­tributin e Selisë së Shen­jtë dhe Atit të Shen­jtë për dia­lo­gun e bashkëpunimin për mbro­jt­jen e paqes, mirëqe­nies dhe sig­urisë.

Kryetari i Kuven­dit i dorë­zoi Atit të Shen­jtë një dhu­ratë sim­bo­like nga Shqipëria, si shpre­hje e miqë­sisë dhe respek­tit të pop­ul­lit shqip­tar.

Përmes saj u sol­lën në vëmend­je lid­hjet his­torike ndër­m­jet Shqipërisë dhe Selisë së Shen­jtë, duke kuj­tu­ar fig­urën e Papa Kle­men­tit XI, Gjon Françesk Alban­it, me origjinë arbërore, dhe kon­tributin e tij në mbështet­je të për­p­jek­jeve kom­bëtare shqiptare për liri e pavarësi.

Shqipëria mbetet një shem­bull i har­mon­isë, tol­er­ancës dhe bashkë­jetesës fetare, vlera që janë pjesë e iden­titetit tonë kom­bë­tar dhe një kon­tribut i çmuar për qytetërim­in.

Në këtë takim, Niko Peleshi shoqëro­hej nga Zëvendëskryetari i Kuven­dit Agron Gjek­markaj, deputetët Iris Luarasi dhe Ermal Pacaj, si edhe Ambasador­ja e Shqipërisë pranë Selisë së Shen­jtë, Majlin­da Fran­gaj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading